Connect with us

Champions League

Champions League: Ja përballjet e mundshme

champions

Këtë javë Champions League i vuri kapakun fazës në grupe. Tashmë kemi emrat e 16 skuadrave që do të përballen mes tyre në fazën me eleminim direkt.

Paris Saint-Germain, Real Madrid, Bayern Munich, Tottenham, Manchester City, Atalanta, Juventus, Atletico Madrid, Liverpool, Napoli, Barcelona, Borussia Dortmund, Leipzig, Lyon, Valencia dhe Chelsea janë emrat e ekipeve që do të përballen me njëri-tjetrin për një vend në çerekfinale.

Por cilat janë përballjet e mundshme?

 Të gjitha skuadrat do të ndahen në dy vazo. Njëra konsiston për fituesit e secilit grup, dhe tjetra për skuadrat e vendit të dytë në grupet respektive. 

Vazoja 1:

Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Manchester City, RB Leipzig, Paris St-Germain, Valencia.

Vazoja 2:

Atalanta, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Chelsea, Lyon, Napoli, Real Madrid, Tottenham.

 Sipas rregullores së UEFA-s, skuadrat e të njejtit vend nuk mund të përballen mes tyre. Kjo do të thotë që Liverpool nuk mund të vihet përballë Chelsea apo Manchester City. 

Gjithashtu nuk mund të përballen mes tyre skuadrat të cilat ishin pjesë e të njejtit grup. Për shembull, Liverpool nuk do të ketë përballë Napolin, ose Real Madrid nuk do të ketë kundërshtar PSG.

 Ja cilat janë skuadrat më të cilat mund të përballet çdo ekip në fazën me eleminim direkt:

Barcelona: (Atalanta, Chelsea, Lyon, Napoli, Tottenham)

Bayern Munich: (Atlético Madrid, Atalanta, Chelsea, Lyon, Napoli, Real Madrid)

Juventus: (Borussia Dortmund, Chelsea, Lyon, Real Madrid, Tottenham Hotspur)

Leipzig: (Atalanta, Atlético Madrid, Chelsea, Napoli, Real Madrid, Tottenham Hotspur)

Liverpool: (Atalanta, Atlético Madrid, Borussia Dortmund, Lyon, Real Madrid)

Manchester City: (Atlético Madrid, Borussia Dortmund, Lyon, Napoli, Real Madrid)

Paris-Saint Germain: (Atalanta, Atlético Madrid, Borussia Dortmund, Chelsea, Napoli, Tottenham Hotspur)

Valencia: (Atalanta, Borussia Dortmund, Lyon, Napoli, Tottenham Hotspur)

Atalanta: (Barcelona, Bayern, Leipzig, Liverpool, Paris Saint-Germain, Valencia)

Atletico Madrid: (Bayern, Leipzig, Liverpool, Manchester City, Paris Saint-Germain)

Borussia Dortmund: (Juventus, Liverpool, Manchester City, Paris Saint-Germain, Valencia)

Chelsea: (Barcelona, Bayern, Juventus, Leipzig, Paris Saint-Germain)

Lyon: (Barcelona, Bayern, Juventus, Liverpool, Manchester City, Valencia)

Napoli: (Barcelona, Bayern, Leipzig, Manchester City, Paris Saint-Germain, Valencia)

Real Madrid: (Bayern, Juventus, Leipzig, Liverpool, Manchester City)

Tottenham: (Barcelona, Juventus, Leipzig, Paris Saint-Germain, Valencia)

Shorti për përcaktimin e përballjeve do të hidhet në date 16 dhjetor, ndërkohë që sfida e pare do të startojë në datë 18 shkurt. Më këta emra titanësh brenda goglave, emocionet do të jenë të garantuara si gjithmonë, edhe këtë vit në UEFA Champions League

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Jurgen Klopp rinovon deri në 2024-ën - Portali Sportiv

  2. Pingback: Bartomeu shprehet qartë: El Clasico do të luhet - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League