Connect with us

Europa League

Shorti i Europa League dhe skuadrat pretendente

europa league

Pas Champions League ishte rradha e Europa League për të mbyllur fazën e grupeve. Në ndeshjet e fundit të kësaj faze vazhdoi të ketë rezultate surprizuese si ndodh shpeshherë në këtë kompeticion. Skuadra si Roma, Lazio dhe Arsenal nuk arritën të merrnin fitore ndaj rivalëve inferiorë ndërsa Manchester United vazhdoi formën e mirë të javëve të fundit duke fituar 4-0 përballë AZ Alkmaar.

Me përfundimin e ndeshjeve të fundit, hapi i rradhës do të jetë shorti për fazën 1/32. Cilat janë skuadrat e kualifikuara, si do të funksionojë shorti dhe kush janë skuadrat për tu parë në vzahdim në këtë kompeticion?

Shorti dhe skuadrat e përfshira 

Shorti i fazës tjetër të Europa League do të mbahet ditën e hënë, 16 Dhjetor, në orën 13:00. Skuadrat pjesëmarrëse do të jenë 12 fitueset e grupeve, 12 vendet e dyta dhe 8 skuadrat e renditura të tretat në grupet e Champions League.

Vazot e shortit ne Europa League

Klubet pjesëmarrëse janë ndarë në dy vazo. Në të parën ndodhen 12 fitueset e grupeve të Europa League dhe 4 vendet e treta më të mira të grupeve të Champions League. Në vazon e dytë ndodhen 12 skuadrat e renditura të dytat në grupet e Europa League dhe 4 skuadrat e tjera të ardhura nga Champions League. Në vijim mund të ndiqni përbërjen e secilës vazo.

europa league
europa league

Skuadrat e vazos së parë do të kenë avantazhin e të luajturit në shtëpi në ndeshjen e dytë. Një tjetër rregull i shortit është fakti që skuadrat e të njëjtit shtet nuk mund të përballen më njëra tjetrën në këtë fazë. Ndeshjet do të luhen në 20 dhe 27 Shkurt.

Skuadrat pretendente

Këtë vit rivaliteti pritet të jetë i madh në Europa League. Arsenal, Manchester United, Inter, Roma, Ajax, Sevilla janë disa prej skuadrave më të forta të cilat padyshim do ta kenë objektiv fitimin e trofeut.

Londinezët e Arsenal ishin finalistë të sezonit të shkuar ku humbën përballë Chelsea ndërsa Ajax dhe Manchester United u përballën në  finalen e vitit 2017 që pa si fitues anglezët. Gjithashtu Sevilla është skuadra më e suksesshme në historinë e kompeticionit me 5 trofe të fituar.

Për sa i përket skuadrave Italiane, hera e fundit që një prej tyre ka fituar Europa League / Uefa Cup është viti 1999. Parma ishte skuadra që triumfoi 20 vite më parë dhë këtë sezon do të jenë Inter dhe Roma që do të përpiqen ta rikthejnë trofeun e Europa League në Itali.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Europa League