
Nga ekstazia, në dëshpërim, sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang i përjetoi të gjitha brenda 7 minutave ditën e enjte.
Sulmuesi i talentuar shënoi një super gol në minutën e 113’ të takimit mes Olympiakos dhe Arsenal, e vlefshme për Europa League. Goli i Aubameyang çoi rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve në 2-1 në favor të Arsenal, duke i dhënë londinezëve mundësinë e kualifikimit më tej.
Gjithsesi, grekët e Olympiakos nuk e kishin thënë fjalën e fundit, dhe Youssef El Arabi shënoi në minutat e fundit duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2, shifra këto që kualifikonin skuadrën greke për shkak të dy golave në fushë kundërshtare.
Në sekondat e fundit të lojës, Aubameyang kishte rastin e artë për të shënuar dhe dërguar Arsenal në 16 më të mirat e Europa League. Shumë pak metra larg portës, i gjendur vetëm për vetëm me portierin sulmuesi nuk arriti të shënonte. Dëshpërimi do të ishte fjalë e pakët për të përshkruar fytyrën e Aubameyang si dhe atë të trajnerit Arteta, teksa Arsenal e gjen kështu veten jashtë Europa League.
Vet sulmuesi i pyetur pas ndeshjes për episodin dramatik deklaroi:
“Ndihem shumë, shumë keq… Nuk e di. Nuk e kam idenë si ndodhi, nuk e di se si e humba. E di që mund të ndodhë, por as vet nuk e di se çfarë ndodhi në ato momente. Kisha mbase një kontraktim të vogël, por e di që nuk ka asnjë justifikim.”
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta tha pas ndeshjes:
“Është vërtet shumë e dhimbshme. Një zhgënjim i madh, por përsëri jam krenar me lojtarët e mi. Do të ishte fantastike nëse do të kalonim në fazën tjetër, por ata (lojtarët) kanë mbështetjen time për mënyrën sesi luajtën.”
Humbja ndaj Olympiakos ishte e para për vitin 2020, dhe vetëm e dyta e epokës Arteta te Arsenal. Gjithsesi, eleminimi nga kompeticioni europian ka lënë një shije mjaft zhgënjyese jo vetëm te “topçinjtë”, por sigurisht dhe te fansat e tyre.
Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!


Kuriozitete Sportive
12 sportet ekstreme më të rrezikshme në botë

Kuriozitete Sportive
10 sportet më të çuditshme në botë

Kuriozitete Sportive
12 kuriozitete interesante rreth boksit

Champions League
Pas epokës Tuchel, Mauricio Pochettino gati për stolin e PSG

Kuriozitete Sportive
10 sportet më të çuditshme në botë
