Connect with us

Europa League

Hidhet shorti i Europa League, cilat janë përballjet më interesante

europa league kualifikimet

Ditën e enjte u luajtën ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 të Europa League me përjashtim të përballjes mes Frankfurt dhe Salzburg e cila u shty për shkak të motit të keq.

Në pjesën tjetër të ndeshjeve pati rezultate të pritshme si kualifikimi i Inter, Roma, Manchester United dhe Sevilla, por gjithashtu edhe surpriza të mëdha. 

Padyshim rezultati më befasues ishte eleminimi i Arsenal nga grekët e Olympiacos me një gol në fundin e kohës shtesë.  Gjithashtu Istanbul Basaksehir arriti të bëjë një përmbysje të madhe ndaj Sporting Lisbon duke arritur për herë të parë të kualifikohet në këtë fazë të kompeticionit.

Pas përmbylljes së këtyre takimeve, ishte rradha e hedhjes së shortit për fazën e rradhës së Europa League që u zhvillua mesditën e të premtes në Nyon të Zvicrës. Përballjet e përcaktuara nga ky short mund ti shihni në vijim:

europa league kualifikimet

Kompeticioni nuk ka arritur ende në fazën më të nxehtë të tij, por gjithsesi ky short ka përcaktuar disa përballje mjaft interesante. Ajo që shihet si ndeshja më e fortë, të paktën në letër, është përballja e Sevilla me Roma.

Sevilla është skuadra rekordmene e këtij kompeticioni me 5 trofe të fituar. Vlen të përmendet se tre prej këtyre triumfeve janë arritur rradhazi në vitet 2014, 2015, 2016. Përballë andaluzianëve do të jetë Roma, ndoshta jo në sezonin më të mirë të tyre, por gjithsesi një emër i madh i futbollit europian.

Inter do të përballet me Getafe në një tjetër sfidë interesante. Diferencat në status mes skuadrave janë mjaft të qarta, por Getafe ka qenë surpriza e këtij sezoni në La Liga dhe momentalisht renditet në vendin e 5-të, vetëm 1 pikë larg zonës Champions. Rrjedhimisht pritet që kjo sfidë të jetë më e ndërlikuar sec duket në pamje të parë për skuadrën e Conte.

Nga ana tjetër, Manchester United duket se ka qenë skuadra më me fat nga ky short pasi do të përballet në fazën tjetër me austriakët e LASK, që asht si Basaksehir, kanë arritur për herë të parë në këtë fazë të kompeticionit.

Vlen të përmendet se ky takim vë përballë skuadrën me koeficientin më të lartë nga UEFA në këtë kompeticion me atë më të ulët duke bërë që skuadra e Solskjaer të jetë padyshim favoritja absolute.

Sevilla, Roma, Inter dhe Manchester United mund tw shihen si pretendentwt pwr fitimin e trofeut, por ky kompeticion ka dhuruar shpeshherw rezultate surprizë. Ndeshjet e kësaj faze të Europa League do të zhvillohen më 12 dhe 19 Mars.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Europa League