Connect with us

Futboll

El Clasico të dielën, ja shanset e Real Madrid dhe Barcelonës

el clasico

Na ndajnë vetëm 13 ndeshje nga mbyllja e La Ligas për këtë sezon, dhe El Clasico e së dielës është një ndeshje mjaft deçisive në garën për titullin kampion. Barcelona kryeson renditjen ndërsa madrilenët ndodhen vetëm dy pikë larg katalanasve.

Në këto rrethana, të dyja ekipet do të kërkojnë me ngulm fitoren, në ndeshjen që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Të dyja skuadrat nuk kanë ofruar paraqitje bindëse në fushën e blertë gjatë këtij sezoni. Gjithashtu, si Real Madrid ashtu dhe Barcelona, kanë vuajtur dëmtimet e lojtarëve kyç në repartin ofensiv dhe jo vetëm. Për këto arsye pritet që El Clasicoja e së dielës të jetë mjaft e luftuar dhe e ekuilibruar.

A mund të jetë Benzema zgjidhja për Real?

Sulmuesi francez ka shënuar plot 13 gola në 16 ndeshjet e para në kampionant. Gjithsesi, që prej fundit të dhjetorit, Benzema ka shënuar vetëm një gol për ekipin e tij, atë ndaj Atletico. Kjo vë në dukje një problem aktual për madrilenët, mungesën e golave. Kujtojme se dhe Hazard është i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e Zidane.

Dëmtimet do të jenë problem dhe për Barcelonën, me Sergi Roberto dhe Jordi Alba të dy të dëmtuar. Në vendin e tyre pritet të aktivizohen Nelson Semedo dhe Junior Firpo, lojtarë që në të shumtën e rasteve nuk kanë frymëzuar me paraqitjet e tyre në fushë.

Messi dhe Griezmann dhe një herë do të jenë shtyllat e lojës së katalanasve, por çështja është te konkretizimi i aksioneve, pasi dihet se Barcelona gjithmonë është në zotërim të topit.

Nga ana tjetër dhe Zidane duhet të ndërtojë strategjinë e tij sulmuese. Tekniku francez është i detyruar ti besojë Gareth Bale për të mbështetur Benzema në vijën e sulmit, pavarësisht se uellsiani nuk ka justifikuar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit. Rodrygo nuk do të jetë i gatshëm për madrilenët pas pezullimit me skuadrën B të Madrid.

Kjo El Clasico do të jetë mjaft e vështirë për tu parashikuar. Të dy trajnerët janë të detyruar të bëjnë zgjedhjet e duhura taktike dhe nga kjo do të varet dhe rezultati i përballjes, në këtë moment mjaft delikat të sezonit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll