Connect with us

Futboll

Ancelotti, kandidati i rradhës për stolin e Arsenal

ancelotti

Shkarkimi i trajnerit italian nga Napoli në mesjavë përkon me nevojën e Arsenal për një teknik me eksperiencë për të risjellë skuadrën brenda objektivave.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, londinezët pritet të mbajnë bisedime me Ancelotti gjatë ditëve të ardhshme dhe rikthimi i tij në Premier League duket i mundshëm.

Situata e Arsenal

Unai Emery u shkarkua javët e fundit nga Arsenal pasi skuadra e drejtuar prej tij shkoi plot 7 ndeshje pa fitore. Në stolin e Arsenal momentalisht ndodhet Freddie Ljungberg, por besohet se ky është vetëm një vendim i përkohshëm për tu dhënë kohë drejtuesve për të gjetur kandidatin ideal për drejtimin e skuadrës.

Arsenal ndodhet në një pozicion të vështirë në Premier League ku kanë grumbulluar vetëm 22 pikë në 16 ndeshje dhe pozicionohen në vendin e 9 në renditje.

Në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm për të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditët e fundit trajneri italian Carlo Ancelotti i është shtuar listës së kandidatëve.

Shkarkimi i Ancelotti nga Napoli

Momenti i shkarkimit të Ancelotti ishte padyshim i cuditshëm. Kjo për faktin se njoftimi për largimin e tij erdhi vetëm pak orë pasi Napoli fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Genk dhe siguroi kualifikimin për fazën tjetër të Champions League.

Megjithatë duhet thënë se situata e Napoli në Serie A është larg pritshmërive dhe nëse i shtohen kësaj polemikat e krisjes së marrëdhënies me lojtarët, atëherë mund të thuhet se shkarkimi i Ancelotti nuk ishte i papritur.

Eksperienca e Ancelotti

Italiani është padyshim një prej trajnerëve më të mirë të 20 viteve të fundit. Suksesi në Champions League me Milan dhe Real Madrid mund të përmenden si arritjet më të mëdha të tij, por impresionues janë edhe titujt kampionë në Serie A, Ligue 1, Bundesliga dhe Premier League. Në këtë të fundit italiani arriti të triumfojë nën drejtimin e Chelsea në sezonin 2009-2010.

Arsenal mund të jetë jashtë objektivave momentalisht, por eksperienca e Ancelotti dhe disiplina taktike që ai mund ti sjellë skuadrës, mund ti shohin londinezët të ringrihen.

Nëse kjo tratativë finalizohet me sukses, Premier League do të shtojë një tjetër emër  në listën e trajnerëve të mëdhenj që drejtojnë klubet angleze duke e bërë rivalitetin edhe më të ndezur.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll