Connect with us

Futboll

Kylian Mbappe, e ardhmja duket ende e paqartë

Kylian Mbappe

“Kylian Mbappe nuk ka nevojë të lërë Paris Saint-Germain që të shijojë suksese në karrierë.” Këto ishin fjalët e Idrissa Gueye, shokut të tij të skuadrës tek klubi parizien.

Sipas Gueye, Kylian Mbappe është i ndërgjegjshëm se mund të fitojë trofe me PSG, dhe së bashku kanë diskutuar mbi zgjatjen e kontratës për yllin francez.

 Talenti 20 vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin nga Parisi, por prej shumë kohësh ai është përfolur për një lëvizje në Spanjë, te madrilenët e Real Madrid. Ajo çfarë mund ta shtyjë Kylian Mbappe drejt largimit nga PSG janë performancat e klubit në arenën europiane.

Qëkur Mbappe mbërriti në Paris nga skuadra e Monaco, PSG ka dështuar të kalojë fazën e 1/16-ave në Champions League. Për një kampion bote si Mbappe, triumfi në një kampionat jo aq kompetitiv si Ligue 1, nuk mjafton për të qëndruar në Paris. Superstari është në kërkim të lavdisë europiane…

Gjithsesi performancat pozitive të PSG këtë sezon në Champions League duket se mund të bindin Mbappe mos të ndërmarrë vendime të nxituara. Klubi parizien është në formën e tij më të mirë, me 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshje. Kampionët e Francës mbajnë kështu vendin e parë në një grup ku bëjnë pjesë dhe galaktikët e Real Madrid.

Me objektivat europianë që duken në rrugen e duhur, Mbappe sipas të gjitha gjasave do të mbyllë sezonin aktual në Francë. Mundësia për një levizje që në merkaton e Janarit duket shumë e vogël dhe gjithçka duket se do të varet nga rrugëtimi i klubit në Champions League.

 Ajo që mund të ndryshojë gjithçka është një ofertë zyrtare nga Real Madrid për Mbappe. Sipas francezes “Le Parisien”, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë një shifër të çmendur prej $441 milionë vetëm që të sjellë në “Santiago Bernabeu” yllin e PSG.

Dihet se gjithçka ka një çmim dhe parashikimet  se çfarë do të ndodhë në të ardhmen janë të vështira për tu bërë. Duket se shumë shpejt Kylian Mbappe do të vendosë rekorde të reja në futboll, por kësaj rradhe, jashtë fushës së blertë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll