Connect with us

Futboll

Jose Mourinho përballet me të shkuarën

mourinho

Mourinho, një rikthim ndryshe?

E mërkura në mbrëmje ka rezervuar një sfidë mjaft interesante për të gjithë futbolldashësit. Manchester United dhe Tottenham do të përplasen në një ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë e tyre në Premier League.

Solskjaer nën presion

Skuadra e Solskjaer ndodhet në një moment mjaft delikat. Dy barazime në 2 ndeshjet e fundit e kanë vështirësuar edhe më tej situatën e Red Devils që momentalisht ndodhen në vendin e 10-të me 18 pikë. 

Trajneri norvegjez shihet si pretendenti i rradhës për tu shkarkuar nga detyra pas largimeve të Pochetino dhe Emery nga stolet respektive. Një humbje në shtëpi ndaj një rivali me që ka të njëjtat objektiva me ta, arritjen e zonës europiane, ndoshta do të sillte krisjen fatale të norvegjezit me klubin dhe fansat.

Rikthimi i Mourinho

Nga ana tjetër, në stolin e Tottenham do të ulet një person qe kushdo tek Manchester United e njeh mjaft mirë, trajneri portugez Jose Mourinho. Pavarësisht se kjo do të jetë një ndeshje mes dy klubeve të mëdha, rikthimi i “The Special One” në Old Trafford është një motiv kryesor në vëmendjen mediatike që do të ketë kjo sfidë.

Ka kaluar thuajse 1 vit prej shkarkimit të portugezit nga rekordmenët e Premier League. Gjatë aventurës së tij 2.5 vjecare në stolin e Manchester United, Mourinho arriti të fitonte 1 FA Community Shield, 1 EFL Cup dhe 1 Europa League.

Megjithatë pavarësisht këtyre sukseseve kjo periudhë e karrierës së tij shihet si më e errëta dhe në muajt e fundit të tij tek United marrëdhënia  me një pjesë të lojtarëve u bë thuajse toksike derisa klubi vendosi shkarkimin. Si rrjedhojë kjo ndeshjet shihet nga shumë si një mundësi e portugezit për tu hakmarrë ndaj ish-klubit të tij.

Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes Mourinho u pyet rreth të shkuarës  në Manchester dhe portugezi mohoi të kishte ndjesi negative. Ai foli edhe për reagimin që priste nga fansat, ndaj tij dhe ndaj trajnerit të tyre.

“Rikthimi në Old Trafford është rikthim në një vend ku mund të them se isha i lumtur. Kam një marrëdhënie mjaft të mirë me fansat e United, por nesër  do të shkoj aty si një trajner rival që dëshiron fitoren e Tottenham, ndërsa ata fitoren e United.”

“Nuk jam personazhi negativ dhe as armiku, por do të jem trajneri që do të përpiqet të fitojë ndaj Manchester United. Kjo mendoj se do të jetë mënyra se si do të më shohin.

Ndërsa Solskjaer do të jetë personi që do të përpiqet të fitojë ndeshjen për fansat e United, kështu që sigurisht që ata do të mbështesin atë dhe jo mua. Një reagim i mirë është një gjë, dhe suporti dicka tjetër dhe unë mendoj se reagimi i mirë do të jetë ndaj meje, por më pas gjatë ndeshjes suporti do të jetë për Solskjaer.”

“Kjo mendoj se do të jetë natyra e ndeshjes dhe e një stadiumi me  histori, me fansa që e kuptojnë qartë se cfarë është pasioni për një klub. Ata e duan  klubin e tyre dhe rrjedhimisht edhe Solskjaer.”

Mourinho ka arritur të fitojë të treja përballjet që ka luajtur si trajner i Tottenham deri më tani, dy prej të cilave në Premier League. Nëse arrin të njëjtën gjë edhe në një fushë të vështirë si ajo e Manchester United, situata e Spurs do të përmirësohet ndjeshëm.

Pas 2 humbjeve rradhazi të Chelsea në 2 javët e fundit diferenca e Tottenham me vendin e 4-t është përgjysmuar dhe është tashmë vetëm 6 pikë. Arritja e zonës Champions do të jetë objektivi kryesor dhe me “The Special One” në stol ky qëllim është plotësisht i arritshëm.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll