Connect with us

Futboll

Tammy Abraham i dëmtuar, Chelsea kërkon sulmues

Lampard

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka shprehur dëshirën për të sjellë në “Stamford Bridge” një sulmues të ri këtë merkato janari. Kjo dhe pas dëmtimit të Tammy Abraham gjatë sfidës me Arsenal, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Sipas mediave Lampard kishte kohë që i kishte dhënë prioritet blerjes së një sulmuesi. Dëmtimi i Abraham vetëm sa i shtoi një arsye më shumë dëshirës së tij. Vet trajneri i “Bluve të Londrës” ka thënë:

“Nuk mund të them me siguri se do të transferojmë një sulmues, por jemi në kërkim. Është e thjeshtë, nëse nuk shënon mjaftueshëm gola, nuk fiton dot ndeshje. Shpresoj që ai (Tammy Abraham) mos jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Nëse po, kemi lojtarët për tia dalë mbanë, por do të jetë e vështirë të mbyllim sezonin.”

Frank Lampard gjithshtu foli mbi ecurinë e skuadrës së tij në “Premier League”:

“Lojtarët arrijnë të depërtojnë në zonën kundërshtare. Mund të kishim shënuar 3 ose 4 gola sot. Nuk na mungojnë krosimet dhe gjuajtjet. Por duhet të kemi një finalizim më të mirë. Duhet të shënojmë më shumë. Konvertimi i shanseve tona në gol është nga më të dobëtit mes skuadrave në kampionat.”

Chelsea ka shënuar 5 gola më shumë se Tottenham këtë sezon në “Premier League”. Por, ekipi i Lampard ka pasur 70 goditje më shumë në kuadrat se rivalët e tyre. Shifra më e lartë për shanse të pastra për shënim, të humbura, i takon pikërisht Abraham me 15 të tilla. 

Sulmuesi i Chelsea do të kontrollohet dhe njëherë nga stafi mjekësor i “Bluve” për të konfirmuar se sa kohë do ti duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Frank Lampard gjithashtu shtoi se ekipi i tij për momentin, nuk e ka “instiktin vrasës” për të shënuar. Ish- futbollisti i njohur kërkon nga djemtë e tij që të mos jenë nervozë përballë kundërshtarit kur zbresin në fushë.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll