Connect with us

Futboll

Sarri: Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme

ronaldo sarri

Cristiano Ronaldo ka shënuar 7 gola në 4 ndeshje në vitin 2020 duke ndihmuar Juventus të shkëputet në krye të Serie A dhe të avancojë në gjysëmfinalet e Coppa Italia. Ky fakt padyshim që e bën të lumtur trajnerin e tij, Mauricio Sarri.

Bardhezinjtë mposhtën Romën 3-1 në cerekfinale të Coppa Italia dhe Ronaldo ishte sërish në listën e shënuesve. Kjo ishte fitorja e pestë rradhazi në të gjitha kompeticionet për Juventus që duket se e ka nisur 2020 me një tjetër nivel motivimi.

Sarri ka qenë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por pranon se ka ende vend për përmirësim.

“Të fituarit po bëhet dicka normale ndaj jam i lumtur për skuadrën. Megjithatë mendoj se këtë sezon do na duhet të lodhemi më shumë se vitet e shkuara për të fituar Serie A.”

“Ronaldo është në një formë të shkëlqyer fizike dhe mendore. Ai po luan me shpejtësi dhe aftësi impresive. Ronaldo është një kampion dhe ne duam ta ndihmojmë të fitojë Topin e Artë, do na bënte të gjithëve të lumtur.”

Ndeshja e rradhës e bardhezinjve në Serie A do të jetë ndaj Napolit, skuadër që është në një situatë negative momentalisht. Pavarësisht kësaj Sarri nuk pret ta ketë të lehtë përballë skuadrës së Gatusso.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të shohim pozicionin e tyre në renditje. Ata kanë një skuadër të fortë. Janë duke kaluar një moment negativ, por kanë futbollistë mjaft të mirë.”

Ndërsa për sa i përket të shkuarës së tij me napoletanët, Sarri u shpreh:

“Nga njëra anë kjo ndeshje vlen 3 pikë. Nga ana tjetër është një ndeshje speciale për mua pasi ndihem mjaft i afërt me qytetin e Napolit.”

Juventus dhe Ronaldo e kanë nisur mirë vitin, por Sarri ka të drejtë. Interi i Conte vazhdon të jetë afër dhe bardhezinjve do tu duhet të luftojnë më tepër se sezonet e shkuara për të triumfuar në Serie A.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll