Connect with us

Futboll

Eden Hazard rikthehet tek goli pas më shumë se një viti

eden hazard

Thuajse 400 ditë ju deshën futbollistit belg, Eden Hazard për të gjetur golin e dytë me fanellën e Real Madrid. Hazard u duk mjatf i lumtur për shënimin e këtij goli. Kjo ndodhi në fitoren 4-1 të madrilenëve përball Huesca.

Kjo fitore i rikthen Los Blancos në krye të renditjes. Benzema shënoi 2 gola dhe Valverde 1, por padyshim lajmi më pozitiv ishte rikthimi i Hazard tek goli.

Vetë ylli belg u shfaq mjaft i lumtur në një video që postoi në përfundim të ndeshjes për fansat e tij në Twitter në të cilën shprehej:

“Përshëndetje! Jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë dhe që shënova një gol të bukur. Kjo ishte për ju, shihemi së shpejti.”

Edhe trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane duket se ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e Eden Hazard.

“Jemi të kënaqur me lojën e Hazard dhe të lumtur me atë që ai shfaqi sot. Ai nuk ka më probleme, është i lumtur me golin e shënuar ashtu si janë edhe shokët e tij të ekipit. Ishte një fitore, 4 gola dhe 3 pikë të marra prandaj patjetër që jemi të kënaqur,”- tha tekniku francez.

Kënaqësia për paraqitjen e mirë të Hazard duket se është përhapur edhe përtej dhomave të zhveshjes. Një prej drejtueve të Real Madrid që është edhe një prej legjendave të klubit madrilen, Emilio Butragueno, u shfaq mjaft i lumtur para kamerave në përfundim të takimit.

“Ajo që Hazard bëri tek goli i parë ishte e shkëlqyer dhe të jep një ide të qartë të nivelit të lojtarit që ai është. Pas golit të tij skuadra u duk më rehat në fushë sepse të tregohesh efektiv që në fillim bën që ndeshja të shkojë më lehtë ashtu sic ti dëshiron.”

“Eden Hazard ka pasur fat të keq me dëmtimet, por ai është një fitues dhe ajo që ai dëshiron është të jetë në fushën e lojës për të ndihmuar ekipin. Shpresojmë që ta kemi edhe në vazhdim në formë të tillë, pas ai bën diferencën.”

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll