Connect with us

Futboll

Shqipëria ndeshje miqësore me Kosovën më 11 Nëntor

shqiperi kosove

Sfida do të luhet në Elbasan Arena

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet më 11 Nëntor në Elbasan Arena midis Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi do të zhvillohet përpara sfidave në grupe të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje zëvendësoi miqësoren me Gjibraltarin, e cila u anullua për shkak të masave kufizuese kundër pandemisë Covid-19, që vështirësojnë udhëtimet e ekipeve.

Kuqezinjtë në Ligën e Kombeve kanë 5 pikë në sfidat e grupeve, ndërsa Dardanët vetëm 2 pikë.

Lexo gjithashtu: Kuriozitete rreth basketbollit

Miqësorja e fundit u zhvillua më 29 Maj të 2018 në Zyrih, ku Kosova fitoi 3 – 0. Shqipëria pas këtij takimi do të luajë për Ligën e Kombeve në shtëpi ndaj Kazakistanit më 15 Nëntor dhe me Bjellorusinë më 18 Nëntor, ndërsa Kosova do të luajë jashtë ndaj Slovenisë më 15 Nëntor dhe më pas në shtëpi ndaj Moldavisë më 18 Nëntor.

Kjo miqësore do të ndihmojë ekipet për të korrigjuar problemet e shfaqura pas rinisjes së futbollit.

Blerimi është gjithashtu një nga kontribuesit tanë kryesorë, mbulon një gamë të gjërë artikujsh me një specialitet në departamentin e kurioziteteve sportive!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll