Connect with us

Futboll

Mourinho refuzon të bëjë krahasime mes Tottenham dhe Real Madrid

mourinho

Tottenham ka luajtur një futboll sulmues dhe mjaft cilësor në këto muaj të parë të sezonit. Për shkak të kësaj nuk kanë vonuar komentet e ndryshme në media dhe një prej tyre ka qenë krahasimi i ekipit aktual të Mourinho me atë që portugezi ndërtoi kur ishte trajner i Real Madrid.

Gjatë sezonit 2011/12 Real Madrid i Jose Mourinho fiton La Liga me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar, shifra këto që vendosën rekord në kampionatin spanjoll. Në këtë fillim sezoni duket se portugezi ka injektuar të njëjtën shkëndijë në lojën e skuadrës dhe momentalisht reparti i sulmit të Tottenham është në një formë mjaft të mirë.

Tottenham është skuadra me më shumë gola të shënuar në Premier League deri tani me 15 të tillë, dhe 19 gola të shënuar gjithsej në të gjitha kompeticionet.

Por pavarësisht këtij starti të mirë, vetë Mourinho ka hedhur poshtë krahasimet e sipërpërmendura dhe ka theksuar se tek Tottenham do të jetë shumë më e rëndësishme aftësia për të bashkëpunuar dhe për të luajtur si një skuadër.

“Tek Real Madrid kisha lojtarë vërtet të jashtëzakonshëm sulmues dhe arritëm ta ndërtonim skuadrën në një mënyrë të caktuar.

Duhet të jem i sinqertë, këtu kemi lojtarë mjaft të mirë në sulm, por skuadra ka ende nevojë për stabilitet në mbrojtje për tu ndjerë të fortë dhe konfident, kështu që duhet ta gjejmë këtë balancë.”

“Është cështje skuadre, jo individësh. Duhet të jemi në gjendje të luajmë me këta lojtarë sulmues, por edhe ta kemi skuadrën gati për tu organizuar në fazën mbrojtëse dhe mos ti lejojmë hapësira kundërshtarit. Në fazën mbrojtëse kemi nevojë të përmirësohemi, kjo është e qartë.”

Real Madrid i sezonit 2011/12 , ashtu si thotë edhe Mourinho, ishte një skuadër e një tjetër niveli, por lojtarët e Tottenham skanë pse e krahasojnë veten me skuadrat e tjera.

Nëse në vazhdim arrijnë të gjejnë balancën për të cilën flet trajneri portugez dhe vazhdojnë të tregojnë të njëtën forcë goditëse në sulm si deri tani, londinezët mund të bëhen një kandidat serioz për fitimin e trofeve këtë sezon.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll