Connect with us

Futboll

Pjanic: Sarri nuk u besonte lojtarëve të tij

pjanic

Ish-mesfushori I Juves Pjanic flet për Sarri!

Ish-trajneri i Napoli dhe Chelsea u shkarkua nga detyra si trajner i Juventus sezonin e shkuar. Kjo edhe pse arriti të fitonte titullin e Serie A sezonin e shkuar. Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ gjykuan se performanca e skuadrës, sidomos në Champions League, la për të dëshiruar.

Në lidhje me trajnerin Italian ka folur edhe ish-mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic. Edhe vetë Pjanic u largua nga torinezët në fund të sezonit të shkuar duke kaluar tek Barcelona, por duket se eksperienca e tij me Sarri ka qenë negative dhe kjo e ka shtyrë të flaës rreth kësaj teme për Tuttosport.

“Gjëja për të cilën më vjen keq është se Sarri nuk kishte besim tek lojtarët, dicka që më shqetësonte shumë. Është për të ardhur keq kur nuk i vlerëson njerëzit sic duhet, cdo lojtar i skuadrës jepte përherë më të mirën dhe do të vazhdojnë edhe në vijim ta bëjnë këtë.”

“Mund të ndodhë që mos të shkosh mirë me një apo dy lojtarë, por kjo nuk ndikon në performancat e tyre pasi të gjithë duan të fitojnë. Ata janë profesionistë të shkëlqyer që duan të arrijnë qëllimet e tyre dhe nëse trajneri e vë në diskutim këtë gjë atëherë gjërat nuk janë mirë.

Askush nuk i vë në diskutim cilësitë e Sarri, por ky ishte problem i tij. Gjithsesi ne arritëm të fitonim një tjetër titull të Serie A me të dhe kjo gjë sduhet të harrohet.”

Pjanic

Pas transferimit tek Barcelona, Pjanic u bë një prej të paktëve futbollistë që kanë luajtur si me Cristiano Ronaldo ashtu edhe me Lionel Messi dhe boshnjaku është ndalur të flasë edhe në lidhje me këtë eksperiencë.

“Është e pabesueshme, sepse pas disa vitesh kur ata të tërhiqen nga futbolli, ne do të kuptojmë se ato që kanë arritur, niveli që kanë treguar gjithë këto vite, bëjnë që ata të jenë kampionë të pakrahasueshëm.”

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll