Connect with us

Futboll

Neymar kalon Ronaldon

neymar

Në ndeshjen e fundit të kombetares Braziliane të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, Neymar arriti të shënonte 3 gola. Brazili fitoi 4-2 ndaj Perusë dhe tashmë kryeson me pikë të plota pas 2 ndeshjesh.

Ylli i PSG ka qenë protagonisti kryesor i këtyre takimeve për Brazilin dhe me golat e shënuar la pas Ronaldon në renditjen e golashënuesve historikë të kombëtares dhe tashmë para tij qëndron vetëm Pele.

Aktualisht Neymar ka 64 gola në 103 takime për kombetaren dhe ndodhet vetëm 13 gola pas legjendës së futbollit brazilian, Pele.

Për këtë arritje të Neymar foli një tjetër legjendë braziliane, Taffarel, duke thënë:

“Neymar është një futbollist i madh. Ai luan futboll në një mënyrë të bukur, është një driblues i jashtëzakonshëm, asiston gola, shënon gola fantastik. Është shumë i rëndësishëm për ne.

Të gjithë shoresojmë që ai të vashdojë të jetë në nivel kaq të lartë dhe të ndihmojë Brazilin të fitojë një tjetër Kupe Bote.

Isha tifoz me PSG në finale të Champions League për shkak të brazilianëve që luajnë atje. Doja vërtet që Neymar ta fitonte këtë kompeticion dhe më pas edhe cmimin The Best që jepet nga FIFA. Shpresoj që në të ardhmen ta fitojë këtë cmim dhe të konsiderohet lojtari më i mirë në botë.

Në vazhdim Neymar do të ktheht të luajë për klubin e tij këtë fundjavë. Si përherë PSG janë favoritë të padiskutueshëm për fitimin e Ligue 1 për shkak të diferencës së madhe në kualitet që kanë me pjesën tjetër të skuadrave  megjithatë objektivi kryesor i tyre do të jetë sërish fitimi i Champions League, dicka që ende se kanë arritur pavarësisht pranisë së lojtarëve të mëdhënj në përberje të skuadrës.

Edhe për Neymar fitimi i Champions League është një objektiv madhor, ndërsa me kombetaren tejkalimi i rekordit të Pele dhe udhëheqja e Brazilit drejt Kupës së Botës 2022 do të jenë misionet e tij në vijim.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll