Connect with us

Futboll

Depay: Kush nuk do të donte të luante tek Barcelona?

depay

Memphis Depay u përfol për një kalim të mundshëm tek gjigandët katalanas gjatë merkatos së verës. Ky fakt duke se i ka pëlqyer sulmuesit hollandez. Jo vetëm kaq, por ai ka pranuar se do të ishte e vështirë ti thuhej jo një kalimi tek Barcelona nëse do ti paraqitej kjo mundësi.

“Nuk mund tju them gjë për këtë cështje pasi periudha e transferimeve është e mbyllur dhe nuk po mendoj për të. Po përpiqem të jap më të mirën, të luaj mirë në mënyrë që të përmirësohem si futbollist.”

Lexo gjithashtu: E ardhmja e David Alaba

“Ka shumë spekulime mbi të ardhmen time. Kush nuk do të donte të luante tek Barcelona. Është një prej skuadrave më të mira në botë, por nuk jam duke menduar për këtë gjë.”

Megjithë pëlqimin e ndërsjelltë mes Depay dhe Barcelona, duket se Lyon nuk do të privohet lehtësisht nga shërbimet e futbollistit. Presidenti i Lyon e ka bërë të qartë dëshirën e tij që Depay të qëndrojë në Francë.

“Unë mendoj se Depay mund ta cojë Lyon në një tjetër nivel dhe kjo është dicka që e duam të gjithë. Isha i pari që thashë se ai nuk do të shkonte tek Barcelona gjatë verës. Askush nuk më dëgjoi pasi besonin se ai do të largohej.”

“Jo vetëm Depay, por edhe Aouar dhe Dembele janë lojtarë shumë të rëndësshëm për Lyon.

Po ju them se ata nuk do të largohen, sepse në një vit që u privuam padrejtësisht nga futbolli europian, është e nevojshme të bëjmë një sezon të suksesshëm.”

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll