Connect with us

Futboll

Paul Pogba: Nuk kam kaluar asnjëherë një periudhë më të vështirë se kjo.

pogo, Manchester United

Paul Pogba ka deklaruar se është duke kaluar periudhën më të vështirë të karrierës së tij deri tani. Shqetësimi kryesor i francezit duket se janë minutat e aktivizimit tek Manchester United. Më parë ai shihej si një titullar i padiskutueshëm.

Mesfushori është aktivizuar në 10 ndeshje gjithsej këtë sezon për Manchester United dhe vetëm në gjysmat e tyre si titullar. Ndërsa tek Kombëtarja Franceze situata duket krejt tjetër.

Pogba luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e bluve përballë Portugalisë. Duket qartë se mesfushori ndihet ndryshe kur luan për kombëtaren. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ai vetë.

Ja cfarë thotë Paul Pogba

“Nuk kam kaluar asnjëherë një periudhë më të vështirë se kjo në karrieren time. Kombëtarja e Francës është një ambient mjaft pozitiv per mua, grupi është i jashtëzakonshëm, është magjike.”

Edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka përkrahur futbollistin e tij dhe shpreson që ai të rikthehet në më të mirën e tij pavarësisht periudhës së vështirë që është duke kaluar.

“Ai ndodhet në një situatë me klubin e tij në të cilën s’mund të jetë i lumtur, as me minutat, as me pozicionin ku po luan. Paul Pogba nuk është në momentin më të mirë të tij pasi ka kaluar një seri dëmtimesh dhe Covid-19. Probleme këto që duket se e kanë goditur fort atë. Prandaj ai ka nevojë të rigjejë ritmin”

“Nuk mund të them se ai ndihet i përmbushur me atë që po bën në nivel klubi. Dhe kur një futbollist nuk ndihet rehat në klubin e tij, është e qartë që ai  ndihet më i lumtur kur luan për kombëtaren.”

Pas përfundimit të ndalesës së kombëtareve Paul Pogba do të rikthehet tek Manchester United . Ndeshja e rradhës e tyre do të jetë ndaj West Brom dhe francezi do të shpresojë të rikthehet në formacionin startues.

Doni të dini më tepër se cilat do të jenë rezultatet e ndeshjeve të javës, ndiqni rubrikën më të re në faqen e basteve sportive:

Parashikime Ndeshjesh!

Analizat tona ju ndihmojnë në një perzgjedhje të kujdesshme të skedinës tuaj të rradhës.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll