Connect with us

Futboll

Guardiola rinovon me Manchester City

guardiola manchester city

Pep Guardiola ka arritur një marrëveshje me Manchester City për të zgjatur qëndrimin e tij me dy vite të tjera. Kontrata e re që skadon në verën e vitit 2023. Respektimi i kësaj kontrate do ta bënte klubin anglez skuadrën, në të cilën Guardiola ka kaluar më shumë sezone se kudo tjetër.

Deri tani tekniku katalanas ka fituar 8 tituj madhorë me Manchester  City duke përfshirë edhe 2 tituj kampionë të Premier League. Suksesi që ai ka pasur bën që lajmi i rinovimit të tij të pritet me entuziazëm nga fansat e skuadrës. 

Edhe vetë Guardiola është shprehur i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Ja cfarë shprehet ai

“Që kur kam ardhur tek Manchester City jam ndier i mirëpritur nga klubi dhe qyteti, nga lojtaret, stafi dhe drejtuesit.

Kemi arritur shumë së bashku, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje dhe trofe dhe jemi mjaft të lumtur me këtë sukses.”

“Kjo mbështetje është gjëja më e mirë që mund të ketë një trajner. Kam gjithcka që mund të dëshiroja për të bërë punën time mirë dhe jam i lumtur për besimin që drejtuesit kanë tek unë. Qëllimi ynë do të jetë të vazhdojmë të përmirësohemi dhe jam mjaft i motivuar për të ndihmuar Manchester City për ta arritur këtë gjë.”

Ndërsa një prej drejuesve të klubit Khaldoon Moobarak, shtoi:

“Rinovimi me Pep Guardiola ishte hapi tjetër i natyrshëm në rrugën që kemi ndjekur prej shumë vitesh. Është produkt i besimit dhe respektit të ndërsjelltë që ekziston mes tij dhe klubit.

Mbi të gjitha është një konfirmim i strukturës futbollistike dhe i filozofisë që kemi ndërtuar prej më shumë se një dekade. Guardiola ka kontribuar kaq shumë në drejtim të kësaj”

Manchester City nuk e ka nisur sezonin në mënyrën me të mirë, megjithatë kjo nuk duket se e ka lëkundur besimin e klubit tek Pep Guardiola. Tekniku katalanas vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të drejtuesve dhe fansave të klubit. Ata besojnë se ai është njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën drejt sukseseve të mëtejshme.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Parashikime ndeshjesh, 21.11.2020 - Baste Sportive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll