Connect with us

Futboll

Barcelona konfirmon se Fati do të operohet

Ansu Fati

Ansu Fati u largua nga fusha në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes Barcelona – Real Betis. Sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për një dëmtim të meniskut dhe lojtari do të ketë nevojë për një operacion.

“Fati ndjeu dhimbje në fund të pjesës së parë dhe u zëvendësua për të mos rrezikuar,”- u shpreh trajneri i Barcelona, Ronald Koeman, në përfundim të ndeshjes.

Ndërsa më vonë ka ardhur edhe komunikimi i klubit ku thuhej:

“Lojtari i ekipit të parë, Ansu Fati do ti nënshtrohet operimit të hënën për dëmtimin në meniskun e gjurit të majtë. Operimi do të kryhet nga Dr. Ramon Cugat nën supervizionin e shërbimeve mjekësore të klubit.

Kur kjo ndërhyrje të ketë përfunduar, do të bëhet një tjetër komunikim që do të përmbajë informacion mbi rezultatin e operimit dhe kohën e përafërt që lojtari do të mungojë.”

Fati është golashënuesi më i mirë i Barcelona në La Liga këtë sezon me 4 gola në 7 paraqitje. Forma e mirë e tij ka qenë një prej të paktave gjëra pozitive të këtij starti të sezonit, në të cilin Barcelona e Koeman ka qenë e paqëndrueshme në rezultate dhe zhgënjyese në lojë.

Fati ishte ftuar edhe nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet që do të luhen këtë muaj ndaj Holandës, Zvicrës dhe Gjermanisë, por pas dëmtimit të tij vendi bosh u plotësua nga lojtari i Real Madrid, Marco Asensio.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll