Connect with us

Futboll

Pirlo konfirmon dëmtimin e Ronaldo

pirlo

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, u detyrua të largohej nga fusha në 15 minutat e fundit të ndeshjes që bardhezinjtë luajtën ndaj Lazio këtë të dielë.

Portugezi kishte shënuar më parë golin e avantazhit për Juventus, por skuadra e Pirlo nuk arriti ta ruante avantazhin dhe rezultati u barazua nga Caicedo në minutën e 95-të.

Ronaldo u zëvendësua në minutën e 76-të me Dybala që zuri vendin e tij. Portugezi mori një goditje në një përplasje me Luiz Alberto dhe duket se Pirlo nuk ka dashur të rrezikojë. I pyetur në fund të ndeshjes në lidhje me dëmtimin e Ronaldo trajneri i Juventus nuk dha detaje se sa i rëndë ishte ky dëmtim.

“Ronaldo është një lojtar deciziv jo vetëm për ne, por për cdo ekip për të cilin ka luajtur. Fatkeqësisht ai pati një problem në kycin e këmbës dhe ju desh të largohej nga fusha.”

Ndërsa në lidhje me performancën e skuadrës, Pirlo u shpreh:

“Ne luajtëm mirë, ata thuajse nuk goditën në portë, por duhet të kemi më shumë kujdes tek detajet. Nuk e manaxhuam topin si duhet në 10 sekondat e fundit. Jemi të kënaqur me lojën , por fatkeqësisht jo me rezultatin.”

Me këtë rezultat Juventus shkon në kuotën e 13 pikëve me 3 fitore dhe 4 barazime në 7 ndeshjet e luajtura deri tani. Barazimi në fushën e Lazio nuk mund të quhet një rezultat negativ.

Pjesa tjetër e pikëve të lëna, sidomos në mungesë të Ronaldo, e kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e skuadrës së Pirlo për të diskutuar edhe njëhërë tjetër titullin e Serie A. Duke pasur parasysh këtë gjë, të gjithë në kampin bardhezi do të jenë duke shpresuar se dëmtimi i portugezit nuk do të jetë serioz.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll