Connect with us

Futboll

“Lusail Stadium”, impianti madhështor bëhet gati për Kupën e Botës

Lusail Stadium

Organizatorët e kupës së botës, “Katar 2022” kanë prezantuar dizajnin e “Lusail Stadium”, arenës ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes, si dhe finalja e kompeticionit më të madh prestigjoz. Impianti gjigand prej 80,000 vendesh do të jetë stadiumi kryesor dhe më i madhi në “Katar 2022”

Konstruksioni i strukturës kryesore gati ka përfunduar i gjithi, dhe impianti modern mendohet të jetë gati për të pritur ndeshjen e parë në vitin 2021. I gjendur rreth 15 km në veri të Doha-s, “Lusail Stadium” pritet të jetë arritja kryesore e Katarit, në planin arkitekturor. 

Megjithatë pas mbarimit të botërorit, organizatorët kanë vendosur reduktimin e kapacitetit me qëllim uljen e kostove të panevojshme. Kjo masë do të merret duke marrë shembull nga ajo që ndodhi me stadiumin “Maracana”, pas mbarimit të  kupës së botës 2014. 

Stadiumi do të ketë një fasadë ngjyrë ari, nisur nga traditat e vjetra të vendit arab. Kompania britanike përgjegjëse për projektin, Foster & Partners, është kujdesur që çdo detaj i stadiumit të përcjellë frymën e kulturës vendase.

Përveç stilit arkitekturor unik, vizitorëve do tu ofrohet mundësia e shumë shërbimeve brenda stadiumit. Dyqane, restorante, guida turistike dhe muzeumet  janë vetëm disa nga ato që do të përfshijë arena “Lusail Stadium”.

Lusail Stadium

Në total, shifra për ndërtimin e stadiumeve të reja, përfshirë këtu stadiumin kryesor ka kaluar 7 miliardë dollarë. Një tregues i qartë se Katari nuk është kursyer aspak për të sjellë pranë sportdashësve, eksperiencën më fantastike të lojës së bukur.

Sipas Hassan al-Thawadi, një nga organizatorët kryesorë të eventit, “Kupa e Botës” do të sjellë në Katar mesatarisht nga 1.2 deri në 1.7 milionë vizitorë.

Pamjet e stadiumit të ri dhe shifrat flasin qartë. Duket se “Kupa e Botës”, Katar 2022 do të kalojë pritshmëritë e shumë fansave anë e mbanë botës, dhe spektakli, do të shtrihet përtej fushës së blertë.

Lusail Stadium

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll