Cdo të ndodhë në Katar 2022!?
Katar 2022, kur Katari, një vend i vogël në lindjen e mesme, fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, u ngritën shumë pikëpyetje. Kemi të bëjmë me një vend me 2.6 milionë banorë, pa traditë futbollistike, që tanimë ka marrë të drejtën e organizimit të eventit më të madh të futbollit në botë. Ndërkohë problemi më i madh janë kushtet klimatike.
Të gjithë e dinë se temperaturat në Katar janë shumë larg të përshtatshmes për të luajtur futboll. Gjithashtu dimë se “Kupa e botës” është organizuar tradicionalisht në muajt Qershor-Korrik.
Në këto rrethana fansat dhe futbolldashësit janë mbërthyer nga skepticizmi. Por Katari, ky vend pa traditë por shumë i pasur financiarisht, duket se e ka gjetur zgjidhjen
Përveç stadiumeve të reja që priten të ndërtohen, Katari ka planifikuar inkorporimin e një sistemi ftohjeje inovativ në secilin prej 8 stadiumeve që do të presin Boterorin 2022.
Sistemi i ftohjes do të mbajë një temperaturë konstante prej 23-25 gradë celcius në fushën e lojës, duke ofruar kështu eksperiencën më të mirë për lojtarët dhe spektatorët.
Teknologjia e re bazohet në riqarkullimin e ajrit dhe është testuar në dy stadiume ekzistuese, Khalifa dhe Al Janoub. Skuadra përgjegjëse e inxhinierëve ka bërë të ditur se mënyra se si sistemi funksionon ka kosto të ulët, pavarësisht se organizatorët e Botërorit 2022 në Katar nuk kanë probleme financiare.
Përveç kësaj risie “Kupa e Botës” Katar 2022 pritet të ketë shumë surpriza të tjera lidhur me organizimin, duke qënë se është dhe hera e pare që kompeticioni prestigjoz zhvillohet në një vend arabik.
Organizatorët janë kujdesur në mënyrë të veçantë dhe për eksperiencën e fansave jashtë stadiumit. Nga ato që përfliten duket se dixhitalizimi është fjala kyç dhe teknologjia e fundit do ti shoqërojë fansat gjatë gjithë kompeticionit, për të kompletuar një eksperiencë magjike.
Pavarësisht kritikave fillestare, spektakli duket se do të jetë i garantuar në Katar 2022 dhe me të gjitha gjasat, nuk do të zhgënjehemi.
Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!
Pingback: “Lusail Stadium”, impianti madhështor bëhet gati për Kupën e Botës - Portali Sportiv