Connect with us

Futboll

Qatar 2022, kush do të shkëlqejë?

Qatar 2022

Na ndajnë saktësisht 3 vite nga Botërori Qatar 2022, por pavarësisht kohës që duhet për të nisur, ky kompeticion ka gjithmonë vëmendjen e futbolldashësve kudo nëpër botë dhe është përherë argëtuese të shohësh parashikime apo supozime mbi cfarë pritet të ndodhë.

Ndaj në këtë artikull do të hedhim një vështrim mbi disa prej yjeve të futbollit që pas 3 vitesh do të jenë ende në kulmin e karrierës së tyre dhe do të udhëheqin kombëtaret respektive drejt trumfit.

Neymar

Zhgënimi ishte i madh për performancën e Neymar në Kupën e Botës 2018, por askush nuk ka qenë më i zhgënjyer se ai vetë. I rrethuar nga një skuadër e mbushur me yje, ai dështoi ta udhëhiqte Brazilin drejt një tjetër Botërori. Megjithatë nuk duhet harruar se vinte nga një seri dëmtimesh dhe kishte luajtur shumë pak në 3 muajt dhe nëse në Qatar do të mbërrijë një Brazil me cilësinë aktuale dhe një Neymar në 100% shanset e tyre do të jenë të mëdha.

kupa e botes 2022

Kylian Mbappe 

Askush smund të thotë se Mbappe ishte një surprizë ne Kupën e Botës 2018. Pavarësisht moshës së re ai e kishte treguar kualitetin, por performaca e tij në Botëror e vulosi emrin e tij në listën e yjeve të futbollit dhe ndoshta në të ardhmen do të jetë më i miri në botë. Dhe nën shembullin e Pele që shpërtheu në Kupën e Botës në një moshë të re dhe arriti të fitonte 3 të tilla, Mbappe do të përpiqet të arrijë lavdinë me Francën në Qatar 2022 dhe më tej.

Harry Kane

Anglia nuk fiton një Kupë Bote prej vitit të largët 1966, por talenti i grupi aktual të lojtarëve i bën të kenë shpresa të mëdha për të ardhmen. Padyshim sulmuesi i Tottenham, Harry Kane do të jetë lideri i tyre. Kane është tashmë një prej sulmuesve më të mirë në botë, mban shiritin e kapitenit në kombëtare dhe në Qatar 2022 do të mbërrijë si 30-vjecar në kulmin e karrierës . Cdo anglez do ta ketë shpresën tek golat e tij për ta sjellë Kupën e Botës në shtëpi.  

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

More in Futboll