Connect with us

Futboll

Euro 2020, shorti i grupeve dhe faza play-off

euro 2020

Pas përfundimit të Euro 2020, kompeticioni i verës së ardhshme po merr formë dhe kanë  mbetur vetëm hedhja e shortit të fazës në grupe që do të mbahet në 30 Nëntor dhe përcaktimi i 4 skuadrave që do të kualifikohen përmes fazës play-off në muajin Mars.

Kur na ndan vetëm një javë nga shorti i sipërpërmendur lë të shohim në mënyrë të detajuar sesi funksionon ndarja e skuadrave në vazo dhe cilat janë përballjet e fazës play-off.

Rregullat për ndarjen e skuadrave në vazo janë të renditura më poshtë:

  1. Renditja përfundimtare në grup
  2. Pikët e marra
  3. Diferenca e golave
  4. Golat e shënuar
  5. Golat e shënuar jashtë fushe
  6. Numri i fitoreve
  7. Numri i fitoreve jashtë fushe
  8. Numri i pikëve disiplinore
  9. Pozicioni në UEFA Nations League
euro 2020

Duhet pasur parasysh se grupet e kualifikueseve përbeheshin nga 5 ose 6 skuadra dhe në llogaritjen e mësipërme për të siguruar një barazi në vlerësim pikët që ekipet kanë marrë ndaj skuadrave të renditura në pozicioni e 6-të nuk janë marrë në konsideratë.

Le të shohim se cilat skuadra do të jenë në secilën prej vazove të Euro 2020:

  • Vazo 1: Belgjikë, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Ukrainë.
  • Vazo 2: Francë, Poloni, Zvicër, Kroaci, Hollandë, Rusi
  • Vazo 3: Portugali, Turqi, Danimarkë, Austri, Suedi, Republika Ceke
  • Vazo 4: Uells, Finldand dhe 4 skuafrat që do të kualifikohen nëpërmjet play-off

Për sa i përket shortit të play-off ciftet gjysëmfinale në secilën rrugë janë përcaktuar sëbashku me skuadrën që do të luajë finalen ë fushën e vet duke qenë se të gjitha këto ndeshje do  të jenë me një takim.

  • A
  • Islandë vs Rumani
  • Bullgari vs Hungari (fituesi do të luajë finalen në fushën e vet)
  • B
  • Bosnje-Hercegovinë vs Irlandë e Veriut (fituesj do të luajë finale në fushën e vet)
  • Sllovaki vs Irlandë
  • C
  • Skoci vs Israel
  • Norvegji vs Serbi (fituesi do të luajë finale në fushën e vet)
  • D

Gjeorgji vs Bjellorusi (fituesi do të luajë finale në fushën e vet)

Maqedoni e Veriut vs Kosovë

Sipas grupimeve të mësipërme futbolldashësit mund të presin përballje të mëdha dhe pse jo një grup “ferri” në finalet e Euro 2020, por një gjë është e sigurt, spektakli dhe emocionet nuk do të mungojnë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll