Connect with us

Futboll

Manchester City fiton Carabao Cup

carabao cup

Manchester City arriti të fitojë Carabao Cup këtë të diel duke mposhtur Aston Villa 2-1 në finale. Ky triumf ishte i treti rradhazi në këtë kompeticion për skuadrën e Pep Guardiola.

Aguero dhe Rodri shënuar për Manchester City para se Samatta të ngushtonte diferencën pak para mbylljes së pjesës së parë. Në të dytën asnjëra prej skuadrave nuk arriti ta ndryshonte rezultatin dhe takimi u mbyll 2-1 në favor të Citizens.

Pavarësisht humbjes, Aston Villa bëri një paraqitje pozitive. Ata u futën në ndeshje pa treguar shenja frike pavarësisht se përballë kishin një prej skuadrave më të forta në Angli dhe Europë. Megjithatë eksperienca dhe kualiteti i skuadrës së Guardiola rezultuan decizive.

Manchester City e ka kthyer në traditë triumfin në Carabao Cup gjatë viteve të fundit. Citizens e kanë fitur këtë trofe 4 herë në 5 vitet e fundit. Sezoni i shkuar ishte padyshim më i sukseshmi, ku përvec Carabao Cup, Manchester City festoi edhe fitoren e Premier League dhe FA Cup.

Këtë sezon Premier League është thuajse jashtë radarit të tyre. Megjithatë kompeticionet e tjera janë ende në lojë. Në FA Cup do të përballen në raundin e rradhës me Sheffield Wednesday, një ndeshje e thjeshtë për ta. Ndërsa në Champions League, fitorja 1-2 në Santiago Bernabeu bën që të jenë favoritë për të kaluar në fazën cerekfinale.

Dënimi i UEFA ishte padyshim mjaft i rëndë për Manchester City. megjithatë lojtarët e Guardiola duket se e kanë mbajtur vëmendjen aty ku ka rëndësi, në fushën e lojës. Rezultatet e javëve të fundit janë inkurajuese dhe skuadra duket se po rikthehet në më të mirën e saj.

Mbetet për tu parë nëse Carabao Cup do të jetë trofeu i vetëm që do të fitojnë, apo i pari në një tjetër sezon të suksesshëm për Manchester City e Pep Guardiola. 

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll