Connect with us

Futboll

Humbja ndaj Watford, Klopp: Nuk duhet fajësuar Dejan Lovren

Dejan Lovren

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp deklaroi se Dejan Lovren nuk ishte shkaku i humbjes surprizuese të “The Reds” ndaj Watford ditën e shtunë.

Mbrojtësi qëndror bëri paraqitjen e tij të parë me Liverpool, që prej dhjetorit të kaluar për shkak të një dëmtimi. Lovren zëvëndësoi Joe Gomez, në ndeshjen që i dha fund rekordit absolut të Liverpool, plot 44 ndeshje rradhazi pa njohur shijen e humbjes. 

Sulmuesi i Watford, Troy Deeney, i cili shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij, dha një deklaratë mjaft interesante pas përfundimit të takimit. Lojtari u shpreh se kishte identifikuar Lovren si “më të dobëtin” mes dy qëndër-mbrojtësve të Liverpool.

Si Lovren, ashtu dhe Virgil van Dijk lanë mjaft hapësira në përballjen me Watford. Por, Jurgen Klopp është munduar të heqë presionin e vendosur mbi mbrojtësin kroat. Trajneri ka thënë:

“Në qoftë se ka persona që fajësojnë Dejan Lovren për humbjen tonë atëherë nuk kam se çfarë të them.”

Klopp shtoi:

“Ishte një sifdë e madhe për të (Lovren) të luante kundër Troy Deeney, në fakt është një sfidë për çdo lojtar. Për të mos përmendur problemet fizike… Si Dean, ashtu dhe Joel Matip kanë zhvilluar ndeshje të shkëlqyera në këtë pozicion për skuadrën.

Por duhet të jesh gjithmonë në gjendje optimale fizike. Dhe kur je fizikisht në gjendje të mire, më pas duhet të kesh ritëm, që është një nga gjërat më të vështira në futboll.”

Trajneri i Liverpool u tha gazetarëve se humbja ndaj Watford i ka dhënë më në fund atij, mundësinë për të analizuar më mirë skuadrën dhe për të ngritur më shumë pyetje.  I pyetur nëse mund të bënte më mirë Jurgen Klopp ka thënë po!

Gjermani tha se gjithmonë ka momente të tilla, ku ekipet përballen me disfata. Sipas tij, e rëndësishme  është që Liverpool të mos humbasë fokusin dhe të shikojë përpara.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll