Connect with us

Futboll

FA Cup, tjetër humbje për Liverpool, Chelsea kalon në cerekfinale

fa cup

Chelsea ka arritur një fitore mbresëlënëse ndaj Liverpool me rezultatin 2-0. Blutë janë kualifikuar për në fazën cerekfinale të FA Cup, ndërsa për Liverpool kjo humbje ishte e dyta rradhazi pas asaj ndaj Watford në Premier League.

Skuadra e Frank Lampard arriti të merrte shpejt avantazhin në këtë ndeshje. Në minutën e 13-të ishte Willian që shënoi duke përfituar  nga një gabim i portierit të Liverpool, Adrian. Ndërsa për të vulosur fitoren e Chelsea mendoi Ross Barkley me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Megjithatë duhet thënë se një ndër më të mirët tek Chelsea ishte portieri Kepa Arrizabalaga i cili në momentin më delikat për ekipin e tij arriti të bënte 3 pritje në harkun kohor të 4 sekondave.

Padyshim që Blutë e Londrës kanë qenë mjaft të kënaqur për rezultatin, por kjo ndeshje pati edhe pasoja negative. Willian dhe Kovacic dolën nga fusha e lojës pas dëmtimeve që pësuan dhe kjo mund ti sjellë probleme  Frank Lampard në këtë moment të rëndësishëm  të sezonit. 

Nga ana tjetër, për Liverpool kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Ndoshta është herët për të kritikuar një skuadër që ka pasur një ecuri fantastike për një kohë të gjatë, megjithatë ndaj Chelsea u duk qartë që skuadra nuk ishte në më të mirën e saj.

Për të mbështetur këtë argument, mjafton të përmendet fakti që Liverpool nuk bëri asnjë goditje në portën e Chelsea në pjesën e dytë.

Pas kësaj ndeshje Chelsea do të vazhdojë rrugëtimin në FA Cup, një kompeticion që duket se i ka mundësitë për ta fituar. Ndërkohë në Premier League lufta për vendin e 4-t vazhdon dhe këtë javë Chelsea do të presë Everton në Stamford Bridge.

Ndërsa Liverpool do të përpiqet të rikthejë ecurinë fituese që e ka karakterizuar këtë sezon. Në Premier League The Reds do të presin në shtëpi Bournemouth këtë fundjavë. Më pas, po në Anfield ata do të luajnë një përballje shumë të rëndësishme në Champions League ndaj Atletico Madrid. 

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Arteta: Kam besim te të rinjtë e Arsenal - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll