Connect with us

Futboll

Arteta: Kam besim te të rinjtë e Arsenal

Mikel arteta

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka thënë se “ia vlen të rrezikosh” për të rinjtë e talentuar të “Topçinjëve”.

Arsenal arriti që të triumfojë ndaj Portsmouth në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, duke kaluar kështu në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Skuadra e Artetës përballë Portsmouth përbëhej nga plot 6 lojtarë të cilët ishin të gjithë nën moshën 20 vjeç. Të rinjtë dukeshin gjatë gjithë kohës në kontroll të lojës, sidomos në pjesën e dytë. Për të gjithë ata që mendojnë se Portsmouth ishte mbase një kundërshtar i lehtë, kujtojmë se vendasit nuk kishin humbur asnjë nga 19 takimet e fundit në shtëpinë e tyre.

Arteta tha pas ndeshjes:

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Ndihem shumë i lumtur teksa punoj me lojtarët. Ata meritojnë një shans. Me lojtarët e rinj është gjithmonë një risk, por për ta ia vlen të rrezikosh.”

Trajneri i “Topçinjëve” shtoi:

“Ishte një atmosferë fantastike dhe Portsmouth e bëri mjaft të vështirë ndeshjen. E dinim që do të hasnim vështirësi por u përgjigjëm mirë dhe morëm kontrollin e lojës. Shënuam dy gola dhe mund të kishim shënuar dhe më shumë.”

Arsenali vinte në këtë ndeshje pas eleminimit shokues nga Europa League, në sfidën me Olympiakos. Trajneri Arteta në mënyrë surprizuese hodhi në lojë 9 lojtarë të rinj nga përballja e kaluar, mes tyre dhe mbrojtësin Pablo Mari. Lojtari bëri debutimin e tij zyrtar me Arsenal.

Për tu përmendur është një statistikë mjaft interesante. Arsenali i Mikel Artetës është ende i pamposhtur në transfertë. Humbjen e fundit jashtë shtëpisë ekipi e ka regjistruar ndaj Leicester City, në periudhën kur në krye të stolit ishte Unai Emery.

Trajneri Arteta ka thënë se rruga për në finalen e FA Cup është e gjatë. Ky është një kompeticion mjaft i rëndësishëm për Arsenal pasi është shansi i vetëm që “The Gunners” të dalin me trofe nga ky sezon.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll