Connect with us

Futboll

Rashford: Trofetë me M. United më të rëndësishëm se rekordi i Rooney

Rashford

Marcus Rashford synon të bëhet një legjendë tek Manchester United, por dëshiron ta arrijë këtë status me anë të trofeve të fituar me klubin. Për të, thyerja e rekordit të golave të Rooney nuk është objektivi më i rëndësishëm.

Rooney ka një rekord prej 253 golash për Manchester United dhe logjikisht nëse Rashford arrin të njëjtat shifra padyshim që ka për tu konsideruar një sukses. Megjithatë nuk ka garanci qe ky sukses personal i tij do të shoqërohet me të njëjtin sukses nga klubi.

Për këtë arsye vetë sulmuesi ka thënë se për të ka më shumë rëndësi numri i kompeticioneve të fituara nga Manchester United dhe se kjo gjë do ti jepte më shumë kënaqësi sesa cdo arritje në nivel personal. Sulmuesi 22-vjecar ka shënuar 64 gola në 201 paraqitje deri tani dhe këtë sezon ka qenë në një formë mjaft të mirë. 

I pyetur për ambiciet e tij në një intervistë me FourFourTwo, Rashford u përgjigj:

“Nuk i kushtoj shumë vëmendje rekordeve. Nëse je duke luajtur futbollin tënd më të mirë, cfarë ka për të ndodhur, do të ndodhë.”

“Nëse unë e arrij atë rekord, por ne nuk fitojmë trofe gjatë dekadës së ardhshme, nuk ka për të qenë një ndjesi aq e mirë për mua. Nëse nuk e arrij rekordin, por ne fitojmë shumë trofe, atëherë do të jetë vërtet dicka për tu mbajtur mend, ndaj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Ndërsa për dëshirën për të arritur statusin e një legjende të Manchester United, Rashford u shpreh:

“Ai është gjithmonë qëllimi. Nëse rritesh rreth kaq shumë njerëzve që kanë statusin e legjendës tek United, kjo bëhet pjesë e ëndrrës tënde.

Kur ëndërron të luash për Manchester United nuk ëndërron thjesht për debutimin me klubin, ëndërron për tu bërë si Beckham, Scholes apo Giggs. Është pjesë e ëndrrës së cdo lojtari të akademisë.”

Megjithatë në fokusin e Rashford nuk është vetëm suksesi me Manchester United. Sulmuesi dëshiron të ndihmojë edhe kombëtaren angleze drejt një objektivi madhor si është Kupa e Botës.

“Dua të fitoj Champions League me United dhe Kupën e Botës me Anglinë,- ka thënë sumuesi mbi objektivat më të rëndësishëm për të.

Rashford është aktualisht i dëmtuar dhe mbetet  për tu parë nëse do të rikthehet sërish të luajë disa ndeshje për Manchester United këtë sezon apo nëse objektivi për të do të jetë të qenit 100% gati për Euro 2020.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll