Connect with us

Futboll

Harry Kane i gatshëm për Euro 2020

Harry Kane

Sulmuesi i Tottenham dhe përfaqësueses angleze, Harry Kane insiston se do të jetë gati dhe në gjendje optimale fizike për europianin Euro 2020.

Kane ka qënë jashtë fushave të blerta që prej datës 1 janar, kur futbollisti këputi një tendinë në ndeshjen përballë Southampton. Shkalla e dëmtimit bëri të nevojshme që sulmuesi t’i nënshtrohej një operacioni. Lindën kështu në mënyrë normale dyshimet nëse kapiteni i “Tre Luanëve” do të ishte gati për europianin e këtij viti.

Gjithsesi ka qënë vet Harry Kane ai që u ka komunikuar fansave të Tottenham, dhe jo vetëm lajmin pozitiv:

“Në qoftë se nuk ndodh diçka krejtësisht e paparashikuar në ditët në vijim, do të jem atje (Euro 2020).”

Kapiteni i përfaqësueses angleze gjithashtu ka shtuar:

“Ende nuk kam hyrë në stërvitje me skuadrën e parë, por po punoj mjaft fort në palestër dhe e ndiej se po bëhem më i fortë dita-ditës. Dhe disa javë dhe do të luaj përsëri.

Nuk dua të bëj një parashikim se në cilën ndeshje do të jem përsëri në fushë, por mendoj se do të jem gati diku mes fillimit ose mesit të prillit.”

Harry Kane do të mugojë në ndeshjet miqësore që Anglia do të zhvillojë me Italinë dhe Danimarkën këtë muaj.

Sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë në botërorin e vitit 2018 të organizuar në Rusi. Kujtojmë se Anglia arriti të shkonte deri në gjysmëfinalet e kompeticionit. Kane renditet i gjashti në listen e golashënuesëve më të mirë në historinë e “Tre Luanëve”. Ai ka shënuar plot 32 gola në 45 ndeshje.

Ndeshja e parë për të besuarit e Gareth Southgate në Euro 2020 do të jetë përballë Kroacisë, në Wembly, në 14 qershor. Anglezët kanë avantazhin e të luajturit në shtëpinë e tyre, ndërkohë Harry Kane ka thënë dhe njer:

“Në mendjen time e shikoj veten 100% në Europian.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll