Connect with us

Futboll

Arteta: Dua që Aubameyang të qëndrojë me çdo kusht te Arsenal

Aubameyang

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta kërkon që Pierre-Emerick Aubameyang të qëndrojë me çdo kusht te Arsenal.

Futbollisti ka një kontratë që skadon në fund të sezonit 2020-2021, dhe Arteta është i mendimit se drejtuesit e “Topçinjëve” duhet të diskutojnë një kontratë të re me sulmuesin përpara mbylljes së këtij sezoni. Sipas raportimeve, Aubameyang është shënjestër e shumë klubeve europiane, mes tyre dhe Barcelona apo Inter.

I pyetur për Aubameyang trajneri Arteta ka thënë:

“Për mua është shumë e lehtë. E dua atë në klub me çdo kusht.”

Trajneri spanjoll gjithashtu ka shtuar se natyra e bisedimeve mes lojtarit dhe klubit do të varet shumë dhe nga ecuria e Arsenal deri në fund të sezonit. Londinezët gjenden momentalisht në vendin e 10-ë në Premier League, shumë larg objektivave të klubit. “Topçinjtë” gjithashtu vuajnë ende eleminimin surprizë nga Europa League.

Por, lajmi pozitiv është se Arsenal është ende në garën për FA Cup. Të besuarit e Artetës do të bëjnë gjithçka që munden për të dalë me trofe nga ky sezon.

Mes të tjerash, Arteta ka komentuar dhe një herë mbi rastin e humbur të Aubameyang në përballjen me Olympiakos:

“Ai (Aubameyang) dukej shumë i demotivuar. Ndjente përgjegjësi për rastin e humbur. Të gjithë u munduam ta bindnim se pavarësisht se humbi rastin më të mirë për shënim gjatë ndeshjes, ishte ai që na dhuroi një gol disa minuta më parë. Na duhet që Auba të ndihet plot energji, i lumtur dhe duke qeshur, dhe kështu është dukur këto ditë.”

Sulmuesi i kombëtares së Gabonit humbi përballjen e së hënës mes Arsenal dhe Portsmouth, e vlefshme për FA Cup. Arsenal arriti të fitonte duke u kualifikuar kështu për në fazën tjetër. Sipas të gjitha gjasave, Aubameyang do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës ndaj West Ham, e vlefshme për Premier League.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll