Connect with us

Futboll

De Ligt shpjegon pse zgjodhi Juventus

de ligt

Pas sezonit të jashtëzakonshëm që De Ligt kaloi me Ajax, shumë klube europiane ishin të gatshme të shpenzonin shuma të mëdha për shërbimet e tij. Gjigantët anglezë, Barcelona, Psg dhe klube të tjera u përfolën si pretendente për afrimin e mbrojtësit, por në fund holandezi zgjodhi Juventus.

Performanca e tij me Ajax dhe mbi të gjitha si kapiten i këtij klubi edhe pse ishte ende adoleshent, kanë bërë që pritshmëritë për De Ligt të jenë mjaft të larta.

Megjithatë duket se mbrojtësi ka ende shumë për të mësuar në Serie A. Ky sezon i parë me Juventus nuk ka qenë i thjeshtë për holandezin, por gjithsesi nuk ka qenë as negativ.

Pavarësisht ulje-ngritjeve të formës gjatë këtij sezoni, De Ligt i qëndron vendimit që ka marrë dhe mendon se Juventus është vendi i duhur për zhvillimin e tij si futbollist. Në një intervistë për Ziggo Sport tregon për mundësitë që pati gjatë verës dhe arsyet që e bënë të zgjidhte bardhezinjtë.

“Verën e shkuar pata oferta nga Juventus, PSG dhe Barcelona. Pasi i studiova opsionet e mundshme, në fund arrita në konkluzionin se tek Juventus do të rritesha më shpejt si futbollist.”

De Ligt ka pranuar se në momente të caktuara performancat e tij nuk kanë qenë të në nivelin e duhur, por ka ndihmuar fakti që ka pasur rreth vetes shumë njerëz me eksperience, të gatshëm për ta ndihmuar.

“Mendoj se që nga Nëntori kam luajtur mirë thuajse cdo ndeshje dhe jam i lumtur që klubi ka besim tek unë.”

“Kam qëndruar në stol për një periudhë dhe më pas pata disa probleme fizike që më penguan të stërvitesha. Gjatë asaj kohe kam folur shpesh me trajnerin dhe ai më tha shumë qartë se duhet të rrija i qetë, i nevojitesha skuadrës më vonë gjatë sezonit në formën time më të mirë, ndaj nuk duhet të nxitohesha.”

De Ligt ka luajtur deri tani 26 ndeshje për Juventus në të gjitha kompeticionet. Qëllimi i tij, ashtu si i të gjithë bardhezinjve, do të jetë triumfi në Serie A dhe Champions League.

Nga mbrojtësi holandez pritet shumë, por përballimi i presionit është një test për cdo futbollist që dëshiron të jetë ndër më të mirët në botë. Sidoqoftë De Ligt ka potencialin e duhur dhe nëse ai ka bërë zgjedhjen e duhur duke shkuar tek Juventus është dicka që vetëm koha mund ta tregojë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll