Connect with us

Futboll

Barcelona mposht Sociedad, mjafton penalltia e Messi

messi

Barcelona vinte në këtë ndeshje pas humbjes në El Classico dhe paraqitja e katalanasve ishte sërish larg më të mirës. Megjithatë, kur dukej se ata po shkonin drejt një tjetër hapi fals në La Liga, goli i Messi nga pika e bardhë u siguroi 3 pikët.

Argjentinasi nuk kishte shënuar në 6 nga 7 paraqitjet e fundit, por rikthimi i tij tek goli erdhi padyshim në momentin e duhur, përballë një kundërshtari të vështirë, në një ndeshje të ndërlikuar.

Takimi nisi me raste katalanasit. Braithwaite i shkoi pranë golit në dy raste, por portieri i Sociedad arriti ta ndalte. Edhe Messi pati shanset e tij, por rezultati mbeti i pandryshuar ndaj një Sociedadi të vendosur mirë në mbrojtje, por që rrallëherë u tregua kërcënues në portën e Ter Stegen.

Momenti deciziv i takimit erdhi në mintën e 81-të kur pas një prekje me dorë në zonë arbitri akordoi penallti. Messi u tregua i saktë duke shënuar golin vendimtar dhe Barcelona doli nga kjo ndeshje me 3 pikët.

Pavarësisht se u rikthyen tek fitorja, Barcelona sërish shfaqi shenja shqetësuese. Skuadra ka vështirësi për të dalë në lojën e saj dhe po krijohet një varësi nga Messi, më shumë se kurrë më parë. 

Fitorja e arritur e fsheh disi nivelin jo të duhur të performancës. Në rast se nuk do tia kishin dalë, situata pas ndeshjes do të ishte shumë ndryshe në kampin katalanas.

Megjithatë kjo tashmë ska asnjë rëndësi. Barcelona vazhdon garën për titullin e La Liga dhe vëmendja e skuadrës duhet të kalojë tek sfidat në vijim.

Fundjavën e ardhshme Barcelona do të luajë në transfertë në La Liga përballë Mallorca. Më pas do të jetë rradha e ndeshjes së kthimit të Champions League ndaj Napoli.

Setien do të shpresojë për rezultate pozitie në të dyja këto përballje, në mënyrë që skuadra e tij të vazhdojë të jetë brenda objektivave sezonal.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll