Connect with us

Futboll

Gati shkëmbimi i çmendur mes Bayern Munich dhe Chelsea, Guardiola nervozohet me Jorge Mendes

guardiola

Bayern Munich duket se ka gjetur më në fund një mënyrë, për të bërë të vetin Timo Werner. Në merakton e janarit, gjermanët kanë në plan t’i ofrojnë Chelsea shërbimet e Leroy Sane, në këmbim të bomberit Werner, të cilët dështuan ta bënin pjesë të tyre kur futbollisti ishte pjesë e Leipzig.

Londinezët janë parimisht të hapur ndaj idesë, dhe përfitimi duket i dyanshëm. Leroy Sane ka dështuar të konsolidojë pozitat e tij si lojtar i Bayern Munich, që prej transferimit të tij nga Manchester City. Sezonin e kaluar lojtari shënoi 6 gola dhe 10 asiste në 18 ndeshje të Bundesliga ku u aktivizua. Pavarësisht kësaj, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka në dispozicionin e tij një larmi opsionesh në repartin sulmues, dhe Sane nuk është në preferencat e tij.

Chelsea ndërkohë raportohet se është i gatshëm të përfshijë në transfertë dhe 1 lojtar nga treshja: Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi dhe Hakim Ziyech. Por Julian Nagelsmann nuk është i interesuar për asnjerin prej tyre, dhe kërkon vetëm ribashkimin me ish-lojtarin e tij te Leipzig, Werner. Nën drejtimin e teknikut, sulmuesi gjerman shënoi 34 gola gjatë qëndrimit te Leipzig. Sipas prestigjozes Sport 1, emri i Werner ka qënë disa herë objekt i diskutimeve të brendshme brenda Bayern, që prej ardhjes së Nagelsmann në krye të pankinës. Gjithashtu raportohet se lojtari është në kontakt të vazhdueshëm dhe nuk i ka shkëputur asnjëherë marrëdhëniet me ish-teknikun e tij.

Por çfarë mendon Thomas Tuchel?

Megjithëse Werner nuk ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Premier League, trajneri i Chelsea ende beson tek potenciali i tij. Gjermani është i mendimit se Timo Werner dhe Romelu Lukaku mund të formojnë një dyshe vdekjeprurëse në vijën ofensive të bluve. Por në të njejtën kohë, analistët sportivë janë të mendimit se vija frontale e Chelsea ka vend vetëm për njërin prej sulmuesëve, duke qenë se profili i tyre është identik. Tuchel gjithsesi mendon ndryshe:

“Jam i sigurt se do të gjejmë ndeshje dhe zgjidhje në mënyrë që ata (Werner dhe Lukaku) të aktivizohen të dy”

Gjithsesi deri në merkaton e janarit gjithçka mund të ndryshojë.

Ndërkohë nga Manchesteri vijnë lajme intereante, teksa Pep Guardiola duket se ka refuzuar idenë e afrimit të Ansu Fati në Etihad Stadium. Shkaku? Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes. Kontrata e 18 vjeçarit me Barcelonën përfundon këtë sezon, dhe klubi spanjoll është i mendimit se ka opsionin për të rinovuar. Por, Jorge Mendes thotë se ky opsion nuk përfshihet në kontratë. 

E gjitha mendohet të jetë një skemë që ka në qendër përfitimin financiar, dhe jo të ardhmen e lojtarit. Kjo gjë do të dëmtonte dhe vet Barcelonën e cila dëshiron që të mbajë në rradhët e veta Ansu Fatin. Sigurisht, Pep Guardiola nuk dëshiron kurrsesi që ish-klubi i tij të dëmtohet.

Sipas raportimeve të brendshme, trajneri spanjoll i ka kërkuar me insistim drejtorit sportiv të City, Txiki Begiristain, të mos hyjë në bisedime me Jorge Mendes. Kjo pasi nuk dëshiron që Mendes t’i prishë punë Barcelonës.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll