Connect with us

Gossip

Cristiano Ronaldo ndërron shtëpi pas vetëm 1 jave në Manchester, ja arsyeja

ronaldo manchester

Rikthimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United ishte një nga momentet më të shënuara të merkatos verore. Për tifozët e “Djajëve të Kuq” kjo ishte një arsye madhore për të festuar, dhe debutimi i dytë i portugezit në Old Trafford i përngjante një atomsfere që United i kishte munguar prej vitesh.

Sigurisht, përveç të tjerash, 36 vjeçari duhej të mendonte dhe për akomodimin e tij dhe të familjes në Manchester. Për këtë arsye, CR7 zgjodhi një vilë luksoze, mes hapësirave të gjelbërta në periferi të qytetit. Privatësia duket se është e rëndësishme për 5 herë fituesin e Topit të Artë, dhe gjithçka ishte perfekte, teksa partnerja e tij Georgina Rodriguez postoi dhe foto të ambjenteve luksoze në Instagram.

Por, diçka krejt e papritur dhe e pazakontë ka ndryshuar krejt planet e yllit të Manchester në lidhje me shtëpinë e re. Sipas raportimeve, Cristiano ka ndërruar shtëpi, duke u vendosur në një vilë të re me vlerë 3 milionë dollarë që më parë zotërohej nga një tjetër ish-lojtar i Manchester United. 

Arsyeja? Delet që gjendeshin rreth kompleksit! Sado e çuditshme që duket, zhurmat që vinin nga kafshët që herët në mengjës janë kthyer në problem për numrin 7 të United, i cili përfundimisht ka vendosur të ndërrojë shtëpi. Një burim pranë futbollistit u shpreh:

“Ndonëse vila është mjaft e bukur dhe gjendet mes hapësirave të blerëta, ishte afër deleve, të cilat janë mjaft të zhurmshme në mëngjes. Ronaldo është një profesionisht i vërtetë i cili i kushton shumë rëndësi pushimit dhe rikuperimit pas ndeshjeve. Për këtë arsye ishte më mirë që ai dhe familja e tij të zhvendoseshin.”

Shtëpia e re në Cheshire është e pajisur me pishinë, kinema të brendshme si dhe një garazh me 4 vende për super-makinat e CR7, të cilat përllogariten në vlerën e 17 milionë paundëve. Vila luksoze gjithashtu është e pajisur me një sistem të avancuar kamerash sigurie, dhe patrullohet në mënyrë të vazhdueshme nga agjentë sigurie. Një tjetër burim bëri me dije se Ronaldo jetonte afër kësaj zone, gjatë qëndrimit të tij të parë në Angli me United. Për këtë arsye, zona përreth shtëpisë është familjare për lotjarin dhe i risjell atij kujtime.

Sipas agjentëve imobiliarë të zonës, kompleksi që Ronaldo ka zgjedhur të qëndrojë është unik për shkak të kopshteve që e rrethojnë, të cilat jo vetëm i shtojnë vlerën, por dhe i sigurojnë privatësi portugezit dhe familjes. 

Një tjetër avantazh i vilës së re është fakti që nuk gjendet shumë larg “jetës së natës” në Manchester. Ronaldo shpreson që pasi zhurma dhe vëmendja mbi afrimin e tij të ketë rënë disi në Angli, atëherë mund t’i tregojë bashkëshortes së tij Georgina Rodriguez, vendet e preferuara në qytet. Ndërkohë 4 fëmijët e çiftit janë sistemuar të gjithë në një shkollë private dhe fotot e tyre në uniformën e shkollës janë bërë virale në rrjet. Cristiano Jr, i cili ishte pjesë e Juventus Academy pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij në fushën e blertë, kësaj rradhe në Angli, me të rinjtë e Manchester United.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Gossip