Connect with us

Gossip

Nga Lewis Hamilton tek Taika Waititi – Ja jeta romantike e Rita Orës

rita ora

Rita Ora duket se do të kalojë një Krishtlindje shumë të gëzuar, pasi sipas raportimeve të mediave angleze, i dashuri i këngëtares, Taika Waititi, është gati për t’i propozuar për martesë, dhe i referohet artistes shqiptare si “gruaja e tij”. Autorja e shumë hiteve muzikore do të kalojë festat e fundvitit me partnerin e saj në Australi.

Çifti, i cili u njoh në fillim të këtij viti, ka zyrtarizuar prej kohësh marrëdhënien me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, dhe Waititi ka marrë tashmë miratimin dhe nga prindërit e Ritës. Më në fund duket se Rita ka gjetur dashurinë e vërtetë, dhe mund të fejohet në fund të festive të fundvitit, sipas një burimi të “The Sun”. 

Por këngëtarja, e cila ka një pasuri prej 22 milionë paundësh, nuk ka pasur gjithmonë fat në marrëdhëniet e saj personale.

Rita ishte në një lidhje me Bruno Mars, për dy vite, deri në vitin 2011, përpara se të dy të arrinin statusin e muzikantve të suksesshëm ndërkombëtarë. Këngëtarja ishte 18 vjeç ndërsa Mars 23, dhe ajo e përshkroi kohën e tyre së bashku si “një përvojë të mrekullueshme” dhe “dashuri me shikim të parë”. Bruno ishte ende “i panjohur” në atë periudhë, dhe u punësua për të shkruar këngë për Ritën, por pavarësisht marrëdhënies të mrekullueshme të çiftit, duket se angazhimet u të dyve u bënë shkak që lidhja të merrte fund.

Në vitin 2012, këngëtarja në rritje ishte e lidhur me Rob Kardashian për disa muaj. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u përkeqësua, pasi Rob hyri në Twitter dhe e akuzoi atë për tradhti, pretendime këto për të cilat Rita nuk u përgjigj.

Kur u pyet për marrëdhënien e tyre, Rita pranoi se ajo “harroi” lidhjen e tyre pasi ishte “shumë jetëshkurtër” dhe ajo ishte e fokusuar në karrierën e saj. Ajo tha për “The Sunday Times”:

“Isha kaq e re. Ishte kënaqësi. Ishte shumë, shumë argëtuese, mendoj. Kjo është gjithçka që mbaj mend.”

Ndërkohë Rita gjithashtu është përfolur për romanca me Drake, Calvin Harris, A$AP Rocky, Chris Brown, Travis Barker, Lewis Hamilton, Andrew Garfield, dhe Andrew Watt. Por duket se Taika Waititi, është personi që i ka fituar përfundimisht zemrën bukuroshes me origjinë shqiptare.

Besohet se Rita dhe Taika u takuan ndërsa ai po xhironte filmin e Marvel-it “Thor: Love and Thunder”, ndërsa këngëtarja ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Australia”. Çifti, i cili dyshohet se filloi lidhjen në mars të këtij viti, që atëherë ka postuar një sërë fotografish romantike së bashku në rrjetet sociale. Rita theu heshtjen e saj për lidhjen në shtator, kur tha për “Vogue Australia”: “Jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them”.

Ndërkohë Taika ka deklaruar se do të jetë “burri i saj i parë dhe i fundit”. Lidhja duket mjaft premtuese, dhe shumë fansa të Rita Orës po shpresojnë që këngëtarja me famë botërore të ndajë me ta, lajmin e fejesës së shpejti. Por për këtë, duhet të presim dhe pak…

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Gossip