Connect with us

Futboll

Lewandowski drejt largimit? Polaku i përgjigjet thashethemeve

Lewandowski

Robert Lewandowski është linkuar përsëri me një lëvizje drejt Premier League, teksa burime jo zyrtare thonë se lojtari është në kërkim të një sfide të re. Gjithsesi, polaku i ka hedhur poshtë këto spekullime, duke thënë se për momentin është i fokusuar 100% te Bayern. Por detaje interesante nga një takim me Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, krijojnë ende hije dyshimi mbi të ardhmen e bomberit të Bayern.

Në një ceremoni ku gjermanit iu dha “Këpuca e Artë”, për 41 golat e shënuar në Bundesliga sezonin e kaluar, ai deklaroi:

“Nuk kam pse të provoj veten time në një tjetër kampionat. Mundt ë konkurroj me më të mirët e kampionateve të tjera në Champions League. Jam 100% i fokusuar tek Bayern Munich, nuk mendoj asgjë tjetër përveç skuadrës time.”

Ndërkohë sulmuesi bëri të ditur se ishte takuar disa herë me Florentino Perez, por nuk komentoi më shumë:

“Po, është e vërtetë. Jam takuar me Florention Perez në disa raste. Njëri prej tyre ishte pas ndeshjesh që luajtëm kundër Real Madrid. Por, nuk mund të them se çfarë u tha në atë bisedë.”

Sulmuesi gjerman gjithashtu gjeti rastin për të shprehur se çfarë mendonte për Karim Benzema, pas një pyetjeje nga Marca:

“E admiroj Karim jo vetëm për golat por për mënyrën sesi e udhëheq lojën e skuadrës së tij. Puna që ai bën për ekipin është ajo që adhuroj më shumë. Është një lojtar shumë i mirë.”

33 vjeçari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me Bayern Munich. Deri tani, nuk ka pasur asnjë bisedim mbi një marrëveshje të re. Klubi gjerman nuk ndien presion për t’i propozuar bomberit një kontratë të re në këto momente, pasi interesi i klubeve europiane duket i ulët. Kjo sigurisht jo për shkak të lojtarit, por të rrethanave. Ekipe si Inter, PSG, Chelsea, apo Manchester kanë bërë shpenzime të mëdha këtë merkato vere, duke afruar në skuadrat e tyre, superstarë si Messi, Ronaldo, Grealish etj. Ndërsa ekipe të tjera “big” në Spanjë, si Barcelona apo Real Madrid kanë probleme serioze me financat. Ky është një nga faktorët që e komplikon një lëvizje të mundshme të Lewandowskit në të ardhmen.

Gjatë prononcimeve që dha pas marrjes së “Këpucës së Artë”, lojtari u shty nga mediat për të komentuar mbi moshën e tij, por polaku ka thënë se kjo është diçka që nuk e shqetëson:

“Mosha është thjesht një numër. Ndihem shumë mirë, kam shënuar statistikat më të mira personale në karrierën time. E di se me fizikun që kam mund të luaj në nivelet më të larta, dhe në vitet e ardhshme. Jam si një verë e mirë dhe shpresoj të përmirësohem akoma dhe më shumë.”

Sezoni i ri futbollistik sapo ka filluar, por Lewandowski që tani ka shënuar statistika të jashtëzakonshme. 11 gola në 7 paraqitje gjithsej me Bayern këtë start sezoni. Bomberi i bavarezëve ka shënuar gjithsej 305 gola në 336 ndeshje me kampionët e Gjermanisë, por duket se ka ende shumë për t’i dhënë ekipit të Julian Nagelsmann.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll