Connect with us

Futboll

Jesse Lingard në telashe: Ja postimi që i ka dhënë “like” në Instagram

Jesse Lingard

Sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard, ka bërë me dije në mënyrë indirekte se nuk po kalon një periudhë të lumtur te “Djajtë e Kuq”. E gjitha është bërë e ditur pasi futbollisti ka “pëlqyer” një postim në rrjetin social Instagram. Postimi në fjalë tregohej kritik ndaj trajnerit Ole Gunnar Solskjaer duke thënë:

“A mund të më thotë dikush se pse Lingard është ende pjesë e Manchester United? Ai nuk duhet të vijë në fushë nga stoli, duke zënë vendin dhe duke luajtur si lojtar suportues i dikujt tjetër.”

Sulmuesi i talentuar ishte kryefjala e shtypit sportiv në Angli ditën e diel, pasi goli i tij në minutën e 89’ ishte ai që i dha fitoren United përballë West Ham. Në këtë mënyrë mund të thuhet se Lingard shleu gabimin e tij në ndeshjen përballë Young Boys në Champions League, ku në mënyrë fatale i dhuroi një top kundërshtarëve të cilët arritën të gjenin rrjetën.

Pavarësisht paraqitjeve pozitive në Premier League, 28 vjeçari nuk ka startuar si titullar në asnjë prej 7 ndeshjeve që ekipi i tij ka zhvilluar këtë sezon. Dhe kjo situatë me të drejtë e ka frustruar lojtarin.

Postimi në Instagram që mund të ketë futur në telashe Lingard, i referohej një artikulli të Garth Crooks, ish-lojtar i Tottenham. Ky i fundit shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me trajtimin që po i bëhet Lingard nga United. Ndër të tjera, Crooks tha:

“Një lojtar që ka aftësinë të shënojë gola dhe të ndikojë te loja, ashtu siç e bën ai, nuk duhet të futet në lojë si zëvëndësues. Një ironi e vërtetë ndodhi në London Stadium përballë West Ham, teksa Lingard që më parë lunate si i huazuar tek kundërshtarët, shënoi golin që i dha fitoren United. E kuptoj se këtë sezon United ka më shumë mundësi për të fituar trofe, por të fitosh trofe nga stoli nuk është një kënaqësi.”

Ndërkohë trajneri Solskjaer dha komentin e tij pas ndeshjes:

“Jesse ishte shumë i qartë dhe tregoi se do të luftojë për vendin e tij, në një skuadër që po shkon në drejtimin e duhur. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me të. Ai po rritet dhe po kthehet në një lojtar vërtet të mirë.”

Numri 1 i pankinës së “Djajëve të Kuq” konfirmoi se Lingard do të startojë si titullar në përballjen e vlefshme për Carabao Cup ditën e mërkurë, ku United do të përballet përsëri me West Ham. Duke qenë se të besuarit e teknikut norvegjez luajnë në disa kompeticione këtë vit, Lingard mund të shpresojë tek aktivizimi në ndeshjet e Kupës apo Champions League.

Ndërkohë Solskjaer nuk ka përjashtuar as mundësinë e zëvëndësimit të Cristiano Ronaldos herë pas here, për t’i lënë mundësi portugezit të çlodhet, duke marrë kështu më të mirën e tij në ndeshjet që aktivizohet. Kjo është një tjetër mundësi për minuta në fushën e blertë për Lingard, megjithatë, ndeshjet ku Ronaldo nuk do ta nisë takimin si titullar pritet të jenë të pakëta.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll