Connect with us

Futboll

Koeman drejt shkarkimit? Flet trajneri: Nuk kam frikë nga e ardhmja

Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se nuk ka frikë nga shkarkimi, pas spekullimeve mbi të ardhmen e tij që erdhën pas humbjes 3-0 në Champions përballë Bayern Munich. Disfata ndaj gjermanëve duket se ka rikthyer tensionet në Camp Nou, teksa Koeaman dhe presidenti i klubit, Joan Laporta, kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin privatisht.

Por kjo situate duket se nuk e bezdis aspak hollandezin. Në fakt, Koeman e ka cilësuar të padrejtë trajtimin e tij, në përgjithësi nga mediat:

“Në ekip ka patur shumë ndryshime. Kemi një numër të lartë lojtarësh të dëmtuar, dhe po luajmë me të rinj. Personat që e kuptojnë këtë, arrijnë të dallojnë se jemi në një fazë ndryshimi dhe na duhet kohë. Por sigurisht, e rëndësishme është të fitojmë ndeshje. Përpara humbjes me Bayern, pyetja ishte nëse do të nënshkruaja një kontratë të re. Tani që humbëm 3-0 në media pyesin nëse kam frikë për të ardhmen time. Nuk mendoj se është normale.”

Verën e vitit të ardhshëm kontrata e hollandezit me klubin spanjoll skadon, dhe pikëpyetjet janë të shumta. Presidenti Laporta kërkoi një periudhë të shkurtër reflektimi përpara nisjes së sezonit të ri, dhe më pas vendosi të vazhdonte me Koeman në krye të Barcelonës. Zëvëndëspresidenti i klubit, Eduard Romeu, ka thënë se shkarkimi i Ronald nuk ka qenë asnjëherë pjesë e diskutimeve të bordit, të paktën para përfundimit të kontratës së trajnerit.

Burime të besuara kanë thënë për ESPN, se për Barcelonën nuk përbën problem aspekti monetary, në rast të ndërprerjes së kontratës me Koeman. Problemi i vërtetë është mungesa e alternativave, dhe kjo gjë peshon në favor të 58 vjeçarit. Ka shumë pak trajnerë të kalibrit të lartë, të cilët janë të gatshëm të marrin drejtimin e pankinës së Barcelonës në këtë moment kritik për klubin.

Ndërkohë, Koeman ka shtuar:

“Kemi vetëbesim se mund të fitojmë ndeshje, kemi një rrugë të gjatë për të bërë. E di që rëndësi kanë rezultatet. Nuk kam frikë për të ardhmen time Në fund të ditës është klubi dhe presidenti që marrin vendimet.”

Hollandezi u pyet nëse mendonte se ekzistonte një lëvizje kundër tij brenda klubit. Përsëri, tekniku u përgjigj me qetësi dhe i pashqetësuar:

“Të gjithë janë të lirë të shprehin opinionet e tyre. Jam i sigurt se ka njerëz pro dhe kundër meje. Nuk jam unë ai që flas, flasin ata. Ka persona që mendojnë se unë duhet të vazhdoj rrugën time, dhe ka të tjerë që mendojnë se Barça duhet të kërkojë për dikë tjetër. Unë nuk mund ta ndryshoj këtë gjë.”

Trajneri gjithashtu dha lajme të reja në lidhje me Ansu Fatin, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju:

“Nuk mund të jap një datë për rikthimin e tij, por ai po punon fort. Duhet të presim momentin e duhur, mund të jetë 1 javë ose 10 ditë. E dimë se kemi mungesa në sulm dhe rikthimi i Ansu është i rëndësishëm. Pavarësisht moshës së tij, ai ka shfaqur shumë kualitet në fushë.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll