Connect with us

Gossip

Danielle Lloyd surprizon fansat, ja fotot e bukuroshes nga festa e ditëlindjes

Danielle Lloyd

Danielle Lloyd, ish miss-i i njohur i Anglisë ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga festa e saj e ditëlindjes. 37 vjeçarja dukej në formë fantastike, e veshur me streçe lëkure dhe një bluzë të hapur që ekspozonte dekoltenë. Në sy binte dhe çanta e firmës Yves Saint Laurent, me të cilën Danielle kishte kompletuar look-un e saj.

Danielle Lloyd hot pictures

37 vjeçarja e festoi ditëlindjen me tre shoqet e saj të cilat ishin po ashtu të veshura me aksesorë dhe veshje ekstravagante ngjyrë të zezë. Pak ditë më parë, Danielle zbuloi për publikun se kishte kryer një operacion plastik, vetëm 20 ditë më parë në Turqi. Ndërhyrja ishte në pjesën e hundës, dhe ish modelja e Playboy u bëri me dije fansave të saj në Instagram se ishte në fazën e rikuperimit.

Në fakt ky nuk ishte operacioni i parë plastik për Lloyd. Vitin e kaluar ajo iu nënshtrua një sërë ndërhyrjesh të tjera, mes tyre dhe një zmadhim gjoksi. Danielle u kritikua për këtë zgjedhje por ajo iu kundërpërgjigj zërave duke thënë se operacionet e kishin ndihmuar të fitonte më shumë vetëbesim.

Danielle Lloyd birthday pics

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Gossip