Megjithëse data e Krishtlindjeve tashmë kaloi, Kimberley Garner është ende duke i festuar ato. Por jo si gjithë të tjerët!
Bukuroshja që u bë e njohur në shfaqjen “Made in Chelsea” është duke i kaluar ditët e fundit të dhjetorit në Barbados. 29 vjeçarja, teksa ka qënë duke shijuar rrezet e diellit në destinacionin ekzotik, ka ndarë me fansat disa foto të veçanta nga pushimet.
Kimberley është shfaqur me një bikini ngjyrë të zezë të tipit “one-piece”. Ato që binin më shumë në sy ishin sigurisht format perfekte të modeles, por dhe tiparet natyrale dhe modeli spontan i flokëve.
Disa ditë më përpara, Garne postoi foto të tjera në rrjetet sociale, ku mesa dukej ishte në shoqërinë e partenerit të saj të ri. Dyshja dukej mjaft e lumtur dhe të dy shfaqeshin duke buzëqeshur. Këto zhvillime erdhën pas një lajmi që bëri mjaft bujë, ku u mësua se Kimberly kishte anulluar një dasmë private dhe i kishte dhënë fund një lidhjeje të gjatë.
Por, ajo është shprehur se ka kaluar 3 vite mjaft të lumtura dhe ende ruan një raport miqësor me partnerin e saj të mëparshëm.
Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!