Connect with us

Futboll

Real Madrid – Ja zëvëndësuesi potencial i Marcelo në mbrojtje

Kieran Tierney

Mbrojtësit legjendar të Real Madrid, Marcelo, i skadon kontrata me galaktikët në fund të sezonit. Mediat spanjolle kanë raportuar prej kohësh tashmë se braziliani do të largohet nga klubi në verë, dhe kjo do të thotë se Florentino Pérez duhet të nxitojë për të gjetur një zëvëndësues potencial, të të njejtit kalibër si Marcelo. Mes emrave në listën e drejtuesëve madrilenë, duket se “Los Blancos” kanë identifikuar një alternativë të re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenal, Kieran Tierney. 24 vjeçari ka qënë një ndër lojtarët kyç që ka ndikuar në performancat në rritje të londinezëve, të cilët e nisën shumë dobët këtë sezon. Tierney është tashmë pjesë e ekipit të parë të Arsenal prej 3 vitesh, dhe ka konsoliduar pozicionin e tij në prapavijë. Gjatë këtij sezoni futbollisti është aktivizuar në 18 takime, duke arritur madje të shënojë dhe 1 gol.

Kieran Tierney ka rënë në sy për lojën e tij të pastër, teksa ndërhyrjet e gabuara dhe kartonat janë shumë të rrallë për lojtarin. Ajo çfarë mund të pengojë Real në arritjen e një marrëveshjeje për shërbimet e lojtarit është çmimi i kartonit të tij. Nga Anglia mesazhet kanë qënë të qarta; londinezët nuk do të pranojnë më pak se 30 milionë euro për Tierney. Kjo mund të konsiderohet një shumë deri diku e lartë për spanjollët, të cilët po kërkojnë një lojtar që me shumë mundësi do të shërbejë si një zëvëndësues i Ferland Mendy.

Një tjetër emër që Real Madrid po monitoron është ai i Fran García. Madrilenët zotërojnë 50% të kartonit të mbrojtësit, i cili momentalisht aktivizohet me Rayo Vallecanon. Ky fakt do ta bënte operacionin për transferimin e tij shumë më pak të kushtueshëm. García po shkëlqen me ekipin e tij, që ka mundësi reale për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Alternativë interesante për spanjollët është dhe Sergio Reguilón, kartoni i të cilit zotërohet prej tyre, por momentalisht lojtari aktivizohet me Tottenham Hotspur në Angli. Trajneri Carlo Ancelotti mund të thërrasë përsëri në skuadër lojtarin, por burime jo-zyrtare bëjnë me dije se Real është duke kërkuar një emër më të konsoliduar.

Përveç largimit të mundshëm të Marcelo, Ancelotti duhet të mendojë dhe për një zëvëndësues të Dani Carvajal. Ky i fundit ka vuajtur vazhdimisht dëmtime në sezonet e fundit, duke mos arritur të gjejë konsistencë në formën fizike. Deri më tani, në rastet kur Carvajal nuk ka qënë i disponueshëm hapësirat janë mbuluar nga Lucas Vázquez dhe Nacho. Por ky nuk është pozicioni i tyre natyral. Ardhja e Alaba nga Bayern Munich ka përmirësuar disi situatën në prapavijën e 13 herë kampionëve të Europës, por tekniku Ancelotti kërkon më shumë opsione. Real lufton çdo sezon për të triumfuar në të gjitha kompeticionet, dhe rotacioni i lojtarëve mes tyre është një nga faktorët e suksesit.

Kandidatë të tjerë që bordi madrilen ka nën monitorim janë dhe mbrojtësi spanjoll i Leipzig, Angeliño, si dhe superstari i Valencia, Angeliño. Gjithsesi këta të fundit mbeten një plan B.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll