Connect with us

Futboll

Merkato – Chelsea në ndjekje të Adam Webster, Bayern kërkon të rinovojë me Tolisso

Adam Webster

Londinezët e Chelsea janë duke shqyrtuar një lëvizje të mundshme për yllin e Brighton, Adam Webster. Trajneri Tuchel po përgatitet për largimet e mundshme në mbrojtje teksa Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta ende nuk kanë pranuar një rinovim kontrate. Për këtë arsye Chelsea është duke konsideruar alternativat, dhe ajo e Webster duket mjaft premtuese.

Ky i fundit iu bashkua Brighton në vitin 2019 nga skuadra e Bristol City dhe që prej atij momenti ka impresionuar me paraqitjet e tij në Amex Stadium. 27 vjeçari gjithashtu mendohet të jetë nën vëzhgimin e trajnerit të përfaqësueses angleze, Gareth Southgate, i cili është treguar i vëmendshëm ndaj formës së tij.

Për mbrojtësin interes ka shfaur dhe Newcastle, që vetëm para 1 muaji i rrëmbeu Brighton mbrojtësin Dan Burn. Gjithsesi, Chelsea është një opsion shumë më tërheqës për Webster. Ekipi i Tuchel jo vetëm ka më shumë emër dhe gjendet në pozita më të mira në kampionat, por luan dhe në Champions League.

Para pak ditësh Chelsea u linkua dhe me emrin e Eder Militao të Real Madrid, si zëvëndësues i mundshëm i një prej lojtarëve të bluve që pritet të largohen. Por rezistenca nga spanjollët pritet të jetë e fortë pasi Militao është një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Ancelotti. Për këtë arsye, Webster duket një opsion më i realizueshëm. Momentalisht Brighton gjendet në vendin e 9 në Premier League, që është rezultati më i mirë në historinë e klubit. Për këtë kuptohet se merita është dhe e Webster, i cili ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të ngritur aksione nga prapavija. Stili i tij i lojës i përshtatet mjaft mirë filozofisë së trajnerit Tuchel, i cili kërkon aktivizimin maksimal të lojtarëve të tij, në çdo moment të takimit. Kjo mund të jetë arsyeja se përse Chelsea mund t’i shkojë deri në fund interesimit për Webster.

Ndërkohë në Gjermani, Bayern Munich po mundohet t’i mbushë mendjen Corentin Tolisso që të rinovojë kontratën e tij. Lojtari që gjithashtu aktivizohet me kombëtaren franceze ka kapur vëmendjen e anglezëve të Newcastle dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Talentit të Bayern Munich i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet me kosto zero drejt një destinacioni të ri. Kuptohet se pagat e tij do të jenë të kushtueshme por potenciali i lojtarit në mesfushë është i padiskutueshëm. Gjithsesi, CEO-ja dhe ish-portieri legjendar i Bayern Munich, Oliver Kahn, bëri me dije javën e kaluar se gjermanët nuk dëshirojnë që Tolisso të largohet.

Kahn u shpreh për Sky Germany:

Jemi në bisedime. Por gjithmonë duhen 2 persona për të arritur në një marrëveshje.”

Tolisso mund të mos jetë i interesuar për të rinovuar, duke marrë parasysh se lojtari ka patur vështirësi për t’u aktivizuar rregullisht në Allianz Arena. Tottenham gjithashtu thuhet se është i interesuar për shërbimet e mesfushorit dhe ekipi i Antonio Contes duket një opsion më tërheqës sesa Newcastle. Sidomos duke marrë parasysh se Tottenham ka mundësi reale për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll