Connect with us

Futboll

PSG – Pochettino drejt largimit? Zinedine Zidane zëvëndësuesi potencial

Zinedine Zidane

Mauricio Pochettino nuk e përjashton mundësinë e largimit nga PSG në fund të sezonit. Ky është lajmi që ka publikuar prestigjozja goal.com. Argjentinasi nuk është i lumtur në Paris, dhe kjo gjë nuk është më një sekret. Rezultatet e fundit të skuadrës, marrëdhënia e komplikuar me drejtuesit e klubit dhe problemet e vazhdueshme në dhomat e zhveshjes kanë bërë që tekniku të rimendojë dhe një herë planet për të ardhmen.

Largimi i tij do të varet shumë nga aftësia e PSG për të gjetur një zëvëndësues të denjë për stolin e PSG. Dhjetorin e kaluar drejtuesit e klubit kontaktuan Zinédine Zidane por ky i fundit refuzoi ofertën. Gjithsesi, emri i francezit po qarkullon përsëri, tani që Pochettino duket më afër largimit.

Ka disa arsye se përse trajneri argjentinas mund të lërë stolin e PSG në verë. E para është për të ndërmarrë një sfidë të re, dhe kjo mund të jetë marrja e drejtimit të Manchester United, një opsion mjaft tundues. Klubi anglez dëshironte që në dhjetor shërbimet e Pochettino, por PSG nuk lejoi transferimin e tij në Angli në mes të sezonit. Megjithatë “Djajtë e Kuq” ende nuk janë dorëzuar nga objektivi i tyre.

Drejtuesit e klubin kanë vendosur të provojnë përsëri fatin në verë. Kjo është dhe arsyeja se përse klubi solli në krye të pankinës gjermanin Ralf Rangnick, në rolin e trajnerit të përkohshëm. Pochettino mbetet zgjedhja numër 1 në momentin kur Rangnick të lërë pozicionin e trajnerit në fund të sezonit.

Një tjetër arsye se përse Pochettino mund të largohet është dhe marrëdhënia jo e mirë me drejtorin sportiv Leonardo. Ky i fundit nuk e lejon argjentinasin që të përfshihet në çështjet menaxheriale të klubit. Verën e kaluar trajneri kërkoi nga bordi që të limitohej numri i lojtarëve për secilin pozicion, por ajo që ndodhi ishte krejt e kundërta. Afrimet e Messi, Ramos dhe Donnarumma ishin të gjitha zgjedhje të bordit. Pochettino u detyrua kështu të niste sezonin 2021-2022 me plot 30 lojtarë në skuadrën e parë, gjë që vetëm sa shtoi problemet në grupin e PSG. Eleminimi nga Kupa e Francës gjithashtu ka lënë një shije të hidhur tek Leonardo dhe anëtarët e tjerë të bordit drejtues.

Në qoftë se PSG eleminohet në Champions League nga Real Madrid ditën e martë, largimi i Pochettino mund të jetë i menjëhershëm, megjithëse shanset që kjo të ndodhë janë më të vogla. Trajneri iu përgjigj së fundmi lajmeve se Zidane mund ta zëvëndësojë atë në krye të PSG, duke thënë kjo çështje nuk i përket atij.

Pochettino deklaroi:

“Zinedine Zidane te PSG? Nuk e di, nuk më takon mua ta them. Zinedine Zidane është një trajner i shkëlqyer, ai e ka demonstruar atë tek Real Madrid, që do të thotë se mund ta bëjë kudo. Duhet të pyesni drejtorin sportiv apo presidentin tonë për këtë. Kur Zidane ishte te Real Madrid kishte shumë thashetheme për të në Angli. E njejta gjë dhe këtu, kur merr drejtimin e PSG pranon dhe thashethemet që vijnë me të.”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll