Connect with us

Futboll

Merkato – Barcelona rrezikon të humbasë Gavin dhe Araujon

gavin

Bordi drejtues i Barcelonës është duke studiuar me detaje largimet dhe afrimet e fundit të klubit, për të analizuar se çfarë i nevojitet katalanasve për të qënë kompetitivë sezoin e ardhshëm. Por një çështje mjaft delikate që padyshim do të ndikojë tek ecuria e Barcelonës, është dhe rinovimi me disa lojtarë, kontrata e të cilëve skadon së shpejti.

Dy më të rëndësishmit janë padyshim Ronald Araujo dhe Pablo Gavi, të cilët shihen nga të gjithë si e ardhmja e klubit katalanas. Të dy lojtarët kanë një kontratë aktive me Barcelonën deri në verën e vitit 2023, dhe ende nuk ka asnjë interesim të tyre për të pranuar një marrëveshje të re me klubin.

Si Gavi ashtu dhe Araujo kanë fituar një rëndësi shumë të madhe në dy sezonet e fundit me Barcelonën. Por nuk ishte kështu kur lojtarët fillimisht nënshkruan marrëveshjen me Barcelonën, e cila në terma financiarë është tejet e ulët për futbollistë të këtij rangu dhe rëndësie. Talentet e skuadrës blaugrana kërkojnë me të drejtë një kontratë të re, që dhe në terma financiarë të jetë e denjë për rolin dhe rëndësinë e tyre në ekipin e trajnerit Xavi. Por momentalisht, paratë nuk janë pika e fortë e Barcelonës, dhe kjo favorizon ekipet rivale europiane, që kërkojnë shërbimet e Gavi dhe Araujo.

Presidenti Joan Laporta e di se duhet t’u ofrojë një propozim mjaft të mirë lojtarëve, që të shmangë largimin e tyre. Araujo thuhet se parapëlqen shumë Anglinë dhe ofertat nga Premier League janë konkrete. Roman Abramovich i Chelsea është gati t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 7 milionë eurosh në vit. Drejtuesit londinez e shohin Araujo si zëvëndësues të mundshëm të César Azpilicueta apo Andreas Christensen, të dy të përfolur për t’u larguar.

E njejta gjë vlen pak a shumë dhe për Gavin, për të cilin Chelsea gjithashtu ka shprehur interes. Lojtari përfiton te Barcelona një pagë vjetore prej 300 mijë eurosh, e njejta shumë që përfitonte sezonin që debutoi me ekipin e parë. Megjithatë Gavi është i qetë pasi e di se kontrata e tij e re do të jetë shumë ndryshe nga e para.

Por ajo që shqetëson Barcelonën është klauzola për prishjen e kontratës së lojtarit me klubin. Vlera e saj është vetëm 50 milionë euro dhe nëse Chelsea apo një ekip tjetër vërtet dëshiron shërbimet e spanjollit, kjo është një shifër mëse e arsyeshme. Përveç Chelsea, Liverpool gjithashtu është i gatshëm të paguajë për të bërë të vetin kartonin e Gavit.

E vërteta është se Ronald Araujo dhe Pablo Gavi luajnë me dëshirën më të madhe për klubin katalanas, dhe kjo gjë duket në çdo paraqitje të tyren. Por ofertat që vijnë nga Anglia janë të pakonkurrueshme nga ana e Barcelonës, dhe këtë gjë futbollistët e dinë. Sipas ESPN, Gavi ka refuzuar ofertën e parë të klubit për rinovim kontrate, shenjë kjo e qartë se mesfushori është i ndërgjegjshëm për vlerën që sjell në fushë. Kjo gjë e detyron presidentin Laporta që të sjellë në tavolinë propozime më të mira, nëse nuk dëshiron që të humbasë dy nga talentet më të mira që klubi disponon.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll