Connect with us

Futboll

Manchester United kontakton Pochetino

Istanbul Basaksehir

Manchester United pësoi një tjetër humbje, kësaj here në Champions League ndaj një kundërhari inferior si Istanbul Basaksehir. Në Premier League situata është edhe më negative pasi momentalisht ndodhen në vendin e 15-të pas 6 ndeshjesh të luajtura.

Të ndodhur në këtë situatë duket se drejtueit e Manchester United janë duke planifikuar largimin e Solskjaer ose të paktën kështu raportohet nga Manchester Evening News. Sipas të njëjtit burim ata kanë identifikuar edhe trajnerin që preferojnë të kenë në drejtimin e skuadrës dhe bëhet fjalë për ish-trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochetino.

Manchester Evening News ka raportuar se disa prej drejtueve të United po e mbështesin ende Solskjaer momentalisht, por gjithsesi po përgatisin një plan në rast se situata shkon në largimin e tij. Për sa i përket Pochetino dihet se argjentinasi ka një qëndrim pozitiv ndaj marrjes së drejtimit të një prej klubeve të mëdha të Premier League sic është Manchester United, dhe do ta mirëpriste këtë sfidë pavarësisht situatës delikatë në të cilën ndodhet skuadra.

Edhe vetë Solskjaer u pyet në lidhje me shkarkimin e mundshëm nga stoli i Manchester United dhe përgjigjia e tij ishte si në vijim:

“Refuzoj të komentoj rreth kësaj teme. Sigurisht që ka vazhdimisht opinion të ndryshme, por unë jam i punësuar nga klubi për të bërë një punë dhe e bëj atë në maksimumin e aftësive të mia së bashku me stafin tim.”

Manchester United do të përballet në fundjavë me një kundërshtar të vështirë si Everton dhe në rast se dështojnë në marrjen e 3 pikëve mund të zbresin edhe më poshtë në renditjen e Premier League. Dicka e tillë do ti shtonte edhe më shumë zërat për shkarkimin e Solskjaer dhe zëvendësimin e tij me Pochetino.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll