Connect with us

Formula 1

10 kuriozitete rreth Formula 1

kuriozitete formula 1

Që nga fillimi i Kampionatit Botëror FIA Formula 1 në 1950, ky sport ka përparuar shumë për sa i përket shkencës, hulumtimit dhe teknologjisë. Ka pasur përmirësime të mëdha, që e kanë bërë këtë sport edhe më atraktiv në ditët e sotme.

Ka shumë kuriozitete interesante që duhet t’i dini rreth këtij sporti. Më poshtë ne kemi renditur 10 prej tyre.

  1. Formula 1 i ka rrënjët në kampionatet evropiane të Grand Prix të viteve 1920-1930, megjithëse themelimi i Formula 1 moderne filloi në 1946 me standardizimin e rregullave të Fédération Internationale de l’Automobile (FIA), i cili u pasua nga World Championship of Drivers në vitin 1950.
  1. Në makinën e Formula 1 ka 1.5 litra ujë të pijshëm, të lidhura me një tub në kaskën e pilotit, i cili në shumicën e rasteve nuk mjafton për t’i mbajtur shoferët të hidratuar. Arsyeja kryesore e dehidratimit të pilotëve janë nivelet e larta të temperaturës në kabinën e makinës, të cilat arrijnë deri në 50 gradë Celsius.
  1. Në kohët e sotme, gjatësia e pistave të garave në Formula 1 është afërsisht 4 deri 6 km. Nërsa, në vitin 1957 në Pescara të Italisë, ishte 25,578 km. e gjatë.
  1. Pista e Formula 1 më e shkurtër është ajo e Monaco Grand Prix, e cila është e gjatë vetëm 3,337 km. dhe ka numrin më të madh të xhirove në pistë, saktësisht 78 të tilla.
  1. Ashtu si në çdo sport tjetër, edhe pilotët e Formula 1 i nënshtrohen testeve të drogës.
  1. Kampioni i Botës në Formula 1 me më shumë tituj të fituar, është Michael Schumacher me 7 të tillë, i cili ndiqet nga Lewis Hamilton me 6 të tillë.
  1. Piloti i parë që fitoi Kampionatin Botëror të Formula 1 në vitin 1950 ishte piloti italian Giuseppe Farina me makinën Alfa Romeo.
  1. Timoni i makinës së Formula 1 ka mbi 20 butona. Secili prej këtyre butonave ka funksione të ndryshme për ta bërë garën të mundur dhe efektive.
  1. Një skuadër është e përbërë nga më shumë se 600 njerëz. Shumica e këtyre njerëzve punojnë prapa skenave, për të bërë të mundur gjithçka që ndodh në pistë.
  1. Pothuajse të gjitha gomat e makinave të Formula 1 janë të mbushura me azot, pasi azoti ka presion më të qëndrueshëm sesa ajri normal.

Blerimi është gjithashtu një nga kontribuesit tanë kryesorë, mbulon një gamë të gjërë artikujsh me një specialitet në departamentin e kurioziteteve sportive!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Kuriozitete rreth basketbollit - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1