Connect with us

Champions League

Dëmtohet Alisson, portieri i Liverpool humbet përballjen me Atletico

Alisson

Portieri i Liverpool, Alisson, do të humbasë sfidën e kthimit mes Liverpool dhe Atletico Madrid, e vlefshme për UEFA Champions League. Braziliani është lënë jashtë listës së lojtarëve për përballjen e vështirë të “The Reds” për shkak të një dëmtimi.

Kujtojmë se skuadra e Jurgen Klopp humbi takimin e parë në Spanjë, me shifrat minimale 1-0. Alisson gjithashtu do të humbasë ndeshjen ndaj Bournemouth në Premier League, si dhe është në dyshim për derbin Liverpool-Everton që do të luhet në 16 mars.

Trajneri Jurgen Klopp ka folur mbi dëmtimin e portierit:

“Alisson pati një incident të vogël në trajnim përpara ndeshjes me Chelsean. Fillimisht menduam se nuk ishte diçka për tu shqetësuar, gjithsesi ai do të ishte në stol. Ditën tjetër bëmë një skaner dhe mësuam se do të jetë jashtë fushave për një kohë më të gjatë.”

Këtë sezon portieri brazilian është aktivizuar në 28 ndeshje për Liverpool. Alisson theu rekordin si portieri më i shtrenjtë në botë, kur u transferua nga Roma te Liverpool në vitin 2018 për shifrat e 66.8 milionë paundëve britanikë.

Ky nuk ishte dëmtimi i parë i portierit të përfaqësueses braziliane këtë sezon. Alisson u detyrua të qëndronte për 9 javë jashtë fushave të blerta pas një dëmtimi në pulpë gjatë përballjes me Norwich City.

Trajneri gjerman refuzoi të jepte një datë se kur mund të shohim Alisson me siguri, përsëri në fushën e lojës:

“Duhet të gjykojmë situatën javën tjetër. Nuk e di nëse do të jetë gati ndaj Everton apo jo, nuk mund ta them me siguri. Besoj se pas ndeshjeve të kombëtarëve do të jetë rikuperuar 100%.”

Alisson mund të zëvëndësohet nga Adrian në përballjen me Atletico Madrid, por Klopp ka pikëpyetjet e veta. Kjo sepse portieri bëri një gabim që i kushtoi Liverpool eleminimin nga Chelsea në FA Cup.

Mbetet të shohim se si do të arrijë Klopp të zgjidhë këtë mungesë mjaft të rëndësishme për skuadrën, në prag të një sfide shumë të vështirë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League