Connect with us

Formula 1

Helmut Marko: Red Bull duhet të fitojë Formula 1

helmut Marko

Shefi ekzekutiv i skuadrës së Red Bull, Helmut Marko ka folur qartë për mediat. Sipas tij, skuderia e Red Bull nuk ka asnjë justifikim që të mos jetë pretendent për titullin kampion në Formula 1, vitin e ardhshëm.

Red Bull ka dështuar të ndjekë rivalët e Mercedes në luftën për titull që prej vitit 2014. Kohë kjo kur u prezantua për herë të parë në Formula 1 modeli i makinave hibride.

Por këtë vit, me progresin nga skuadra dhe mbështetjen e “Honda” në ndërtimin e motorit të ri, Red Bull vjen me pretendime serioze për sezonin e ri.

 “Po shkojmë drejt sezonit të ri me një vizion të qartë dhe më mirë se kurrë. Më në fund mendoj se jemi gati të japim rezultate në pistë.”, deklaroi Helmut Marko.

Drejtori ekzekutiv i Red Bull, Helmut Marko gjithashtu shtoi se skuadra nuk mund t’i falë vetes një tjetër nisje sezoni të ngadaltë. Ishte pikërisht ky gabimi kryesor që i kushtoi Red Bull garën për titull sezonin e kaluar.

Piloti i skuadrës, Max Verstappen e mbylli garën për titull në 2019, në pozicionin e tretë, pas Hamilton që u shpall kampion, dhe Valtteri Bottas në vendin e dytë.

Një pjesë e fajit për performancën e Red Bull vitet e fundit i faturohet dhe Honda-s. Pavarësisht se japonezët kanë bërë progress në ndërtimin e motorave të tyre vitet e fundit, gjithmonë kanë qënë një hap prapa Ferrarit apo Mercedes.

Por këtë vit edhe tek Honda shprehen optimistë. Inxhinierët e Red Bull kanë punuar fort që të mbyllin dhe hendeqet më të vogla që i kanë lënë disi prapa rivalëve të tyre. Dhe dihet se sa te rëndësishme janë detajet në sportin e shpejtësisë. Milisekonda bën diferencën !

Me shumë mundësi, vitin e ardhshëm do të shohim një garë shumë më të luftuar në Formula 1.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1