Connect with us

Formula 1

Formula 1, viti 2021 vjen me shumë ndryshime

formula 1

Viti 2021 do të jetë një vit revolucionar për sportin plot adrenalinë të Formula 1. Ndryshimet e parashikuara do të jenë ndër më të mëdhajat që sporti popullor ka parë prej vitesh. Por çfarë do të ndryshojë ? Ja cilat janë detajet.

Makina më të bukura në Formula 1

Arkitetektura bazë do të jetë po e njejta, por në sezonin e vitit 2021, makinat do të kenë një profil më të ulët. Me një krah të pasëm më aero-dinamik dhe një krah të përparmë më të fortë, Formula 1 duket se do të na ofrojë një dizajn vërtet futuristik. Shto këtu gomat 18 inch Pirelli dhe ke një makinë ëndrrash.

Garim më i afërt

 Një nga ndryshimet thelbësore të rregullores së 2021-shit është se tanimë, makinat mund të garojnë më afër me njëra-tjetrën në pistë. Duke marrë parasysh ndryshimet në trupin e makinave, rregullorja e re parashikon dyluftime më të afërta mes garuesve. Gjë që përkthehet në më shumë emocion dhe adrenalinë për fansat.

Lexo gjithashtu: Lewis Hamilton mendon largimin nga “Mercedes”

Financime më të drejta në Formula 1

Duke flluar nga 2021-shi Formula 1 do të vendosë një limit shpenzimesh për çdo skuderi. 175 milionë dollarë është kostoja maksimale që skuadrat mund të përdorin për performancat e tyre në pistë gjatë vitit. Më këtë ndryshim do të eleminohen shume hendeqe midis skuderive “big” si Ferrari apo McLaren, dhe skuadrave më të vogla. Kështu, rritet mundësia e daljes në skenë të talenteve të reja në sportin e shpejtësisë.

Diferencën e bën shoferi

Megjithëse sistemi DRS pritet të jetë ende aktiv në 2021-shin, ndryshimet në rregullore do të vënë më shumë presion në duart e pilotëve. Garuesit do të luftojnë më ashpër me njëri-tjetrin dhe kjo do të thotë se do të rritet numri i parakalimeve. Pra do të jenë fillimisht aftësitë e pilotëve, ato që do ti diferencojnë nga rivalët e tyre, dhe jo teknologjia.

Më shumë kohë për skuadrat

Konferencat për shtyp dhe intervistat për median do të zhvillohen duke nisur nga 2021-shi ditën e premte. Kështu e enjtja do të jetë një ditë e lire për pilotët dhe gjithë personelin. Ky ndryshim mund të duket i vogël por ul kostot, duke i bërë gjërat më të lehta për skuderitë, pilotët, median dhe sigurisht fansat. Kështu, skuderitë mund t’i kushtojnë më shumë kohë planifikimit të garës, dhe të mos shqetësohen për prononcimet për median.

Me ndryshime të tjera që priten të bëhen zyrtare së shpejti, të gjithë jemi të emocionuar për atë që na pret në Formula 1, 2021.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Formula 1